Blog

Mbledhja e indit dhjamor në regjionin e stomakut dhe rreziku

Sindromi Metabolik paraqet crregullimet metabolike që rrisin rrezikun për zhvillim të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit tip 2.
Ato crregullime janë tension i lartë i gjakut, glukoza e rritur në gjak dhe rezistenca në insulin, qrregullimi i vlerave të yndyrnave në gjak (trigliceridet e rritura dhe HDL i ultë) dhe trashja apdominale (mbledhje e indit dhjamor në regjionin e stomakut).

Trigliceridet: vlera e ultë është më e mirë d.m.th.(nën 1.7 njësi). Niveli mbi 1.7 është shenjë e Sindromit metabolik, do të thotë rritja e rrezikut për sëmundje të zemrës ( kardiovaskulare).

Vlera e lartë zakonisht varet nga marrja e tepruar të hidrateve të karbonit dhe amidonit ( patate, oriz, ushqime me përbërje të sheqernave dhe miellit). Trigliceridet nuk rriten nga yndyrnat që ne i konsumojmë, por krijohen në mëlqi prej ushqimeve te pasura me sheqer, I cili nuk është i shfrytëzuar për energji. Burim I këtij sheqeri është i gjithë ushqimi i pasur me hidrate të karbonit, sidomos sheqeri dhe mielli i bardhë.

HDL Kolesteroli: vlera e lartë biokimike është e mirë sepse ky është kolesteroli mbrojtës.
Vlerat e ulëta tregojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Niveli nën 1.0 ( tek meshkujt) dhe nën 1.3 ( tek femrat) janë tregues të Sindromit metabolik.