Karotenoidet janë komponime shumë të përhapura në natyrë gjenden në fruta, perime të verdha, karrota, portokaj të kuq, perime të gjelbërta dhe tjera.
Karotenoidet më të rëndësishme janë: βeta- karoteni dhe Likopeni.
Beta-karoteni është provitamin i cili kur futet në organizëm shëndrohet në vitamin A. Kjo provitaminë i përket familjes të karotenoidit i cili ka potencial të lartë antioksidativ i cili e mbron organizmin nga ndikimet e radikaleve të lira dhe plakjes para kohës.
Efektet shendetesore te karotenoideve:
- Është i nevojshëm për mbajtjen e shëndoshë të lëkurës dhe flokëve;
- Mbron nga rrezet ultraviolete;
- Ndihmon te rastet me tumor të lëkurës;
- Për shiqim të mirë;
- Për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave;
- Përmirëson imunitetin
- Zvogëlon rrezikun e lajmërimit të kataraktës, sëmundjeve të ariterieve koronare, kancerit të mushkërive dhe të gjinjve dhe e ngrit imunitetin.
- Parapërgatitje e lëkurës para djellosjes në mënyrë të evitimit të djegëjeve të shkaktuara gjatë djellosjes.
Beta -Karoteni dhe Likopeni më tepër gjenden në rrepë, shalqin, grejpfrut të kuq dhe në pemë e perime tjera me ngjyra, dhe ka veprim të lartë antioksidues, zvogëlon rrezikun e lajmërimit të kancerit të mushkërive, lukthit, prosatatës, kancerit të gjinjve, zorrës së trash, vezoreve, endometriumit, pankreasit dhe rrezikun e lajmërimit të Sëmundjeve Kardiovaskulare.
Në rastet kur nuk mundemi ta konsumojmë Beta karotenin me anë të ushqimit atëherë rekomandohet të mirret në formë suplementi si preventivë mjaftë e mirë.