Dieta për humbje në peshë
Si mund t’ju ndihmojmë t’i arrini qëllimet tuaja të peshës?
Ne jemi këtu që t’ju ofrojmë përkrahje të vazhdueshme për ata që kërkojnë këshilla për humbje në peshë. Ne’ju ndihmojmë që të bëni përzgjedhje të ushqimit dhe mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe të dizajnojmë programe të personalizuara të ushqimit për ju dhe familjen tuaj që ju përshtaten nevojave tuaja për humbje në peshë. Ne ju sigurojm që shprehitë tuaja të ushqyerjes të jenë të përmbushura me materje ushqyese që parandalojnë mungesën e vitaminave, mineraleve dhe elementeve esenciale tjera të cilat e ushqejnë organizmin tuaj për të funksionuar në mënyrën më të mire të mundshme.
Qëllimi ynë nuk është që vetëm t’ju ndihmojmë të humbni peshë por edhe ti zvogëloni nivelet e dëmshme të yndyrës viscerale të organeve të brendshme duke mirëmbajtur një masë të shëndetshme muskulare dhe duke i reduktuar simptomet natyrshëm. Gjatë secilës konsultë ne do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të organizmit tuaj duke bërë matjet e nivelit të yndyrnave në organizëm, masës muskulore, masës së eshtrave dhe moshës metabolike.
Ne jemi këtu për t’ju motivuar në udhëtimin tuaj për humbje në peshë dhe t’ju ndihmojmë t’i arrini rezultatet që dëshironi.
Duke bartur masë të tepërt dhjamore mund t’ju ekspozojë para një rreziku të shtuar të sëmundjeve kronike përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare të zemrës dhe llojeve të ndryshme të kancerit.
Duke humbur peshë në mënyrë aktive, posaqërisht masën e tepërt dhjamore, ju do ta zvogëloni në mënyre drastike rrezikun nga zhvillimi i këtyre sëmundjeve dhe do ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm, përfshirë optimizimin e shtypjes së gjakut, nivelet e kolesterolit dhe nevojën e përdorimit të ilaqeve.
Ka mënyra të ndryshme për të humbur peshë dhe zvogëluar yndyrën e tepërt:
- Adaptimi i prakikave të shëndetshme të ushqyerjes dhe kujdesi për madhësinë e porcioneve dhe materjeve esenciale.
- Plane të ushqyerjes me kalori të kontrolluara duke u bazuar në analizat e përgjithëshme.
- Ushqimi me IG të ulët ( IG i ulët i karbohidrateve)
- Dieta 5:2 (përfshinë dy ditë të marrjes së niveleve shume të ulëta te kalorive)
- Programi i përsonalizuar për humbje të shpejtë në peshë
- Programi për humbje të ngadaltë dhe të qëndrueshme në peshë.
- Këshilla të përgjithëshme për ta ruajtur peshën normale të arritur.
Ju mirëpresim!