Dieta tek kequshqyerja

Çka është kequshqyerja?

Keqyshyerja është kur një person nuk merr sasi apo cilësi të duhur të ushqimit për t’i plotesuar nevojat e veta ushqyese. Nëse ushqimi që e konsumon individi nuk përmban sasitë adekuate të mikronutrientëve, tek ai mund të paraqitet kequshqyerja apo sëmundjet pavarësisht peshës së përgjithëshme trupore.

Parandalimi i humbjes së padëshirueshme të peshës

Tek disa njerëz për shkak të sëmundjeve të ndryshme apo arsyeve metabolike ndodh humbja e padëshiruar e peshës. Zakonisht këto situate paraqiten tek pacientët me sëmundje të kancerit të cilët kalojnë në trajtime të rënda mjekësore, apo tek personat e moshuar të cilët e humbin apetitin dhe nuk marrin ushqim të mjaftueshëm.

Kur keqyshqyerja ose nënpesha paraqitet tek individët ata duhet ta shtojnë peshën e tyre trupore për ta përmirësuar shëndetin dhe parandaluar rrezikun e shtuar nga paraqitja e sëmundjeve ose vdekja.

Suplementet ushqyese mjekësore për shtim në peshë

Tek disa raste të rënda në bazë të rezultateve të analizave duhet shtuar doemos shtesat ushqyese. Suplementet ushqyese mjekësore janë pije të formuluara posaqërisht për njerëzit të cilët përpiqen për t’i përmbushur nevojat ushqyese ditore. Këto pije zakonisht janë të përmbushura me materje ushqyese që do të thotë se mund të përdoren si burim i vetëm i ushqimit ose si burim plotësues i ushqimit nëse gjatë ditës nuk merren sasitë e ushqimeve adekuate duke përfshirë mikro dhe makro nutrientët.

Si mund t’ju ndihmojmë ta menaxhoni kequshëyerjen?

Ne mund t’ju ndihmojmë duke bërë analizë të shprehive tuaja momentale ushqyese për të përcaktuar nëse dieta juaj është adekuate dhe duke ofruar mikro dhe makronutrient të nevojshëm. Nga kjo analizë me një plan të balancuar ushqimorë individual që do t’i ofrojë organizmit tuaj materjet ushqyese për të cilët ka nevojë. Gjithashtu ju ofrojmë strategji për t’ju ndhmuar ta maksimizoni ushqyerjen në secilën kafshatë që e hani. Gjithashtu mund t’ju rekomandojmë suplemente të duhura ushqimore sikurse edhe suplemente ushqyese mjekësore së bashku me ushqimin e duhur derisa ushqyerja juaj të optimizohet.

Ju mirëpresim!