Blog

Dieta tek intoleranca ndaj ushqimit?

Intoleranca ndaj ushqimit përfshinë paaftësinë për tu tretur ushqimi, por nuk e përfshinë sistemin imunitar. Simptomat e zakonshme janë të ndërlidhura me traktin gastrointestinal dhe përfshijnë fryrje, shprehi jo të zakonshme të zorrëve, kapsllëk , diare, përzierje dhe dhimbje të stomakut. Tek disa njerëz shfaqen edhe simptoma tjera si kokëdhimbja, kruarje, problem me frymëmarrje ose sekrecion nga hunda. Këto simptoma nuk përfshijnë sistemin imunitar dhe zakonisht nuk janë të rrezikshmë për jetë. Simptomat ndryshojnë dhe mund të paraqiten menjëherë , disa orë, disa ditë pas konsumimit të ushqimeve të caktuara.

Intolerancat më të zakonshme ndaj ushqimit përfshijnë:

  • Laktoza – zakonisht gjendet në qumësht dhe në produkte të qumështit. Intoleranca ndaj laktozës shkaktohet nga mungesa e enzimës ‘laktazë’ e nevojshme për ta tretur laktozën.
  • Fruktoza- Në intolerancën ndaj fruktozës zorra e hollë ka vështirësi në absorbimin e fruktozës dhe si rezultat fruktoza lëviz në zorrën e trashë e pa-absorbuar. Fruktoza gjindet në fruta , perime të ndryshme, grurë dhe mjaltë.
  • FODMAP – Së bashku me Fruktozën dhe Laktozën shumë njerëz vuajnë nga mungesa e absorbimit të karbohidrateve tjera të grupuara nën termin FODMAP. FODMAP përfshinë Frukozën, Laktozën, Fruktanët, Galaktanët dhe Polyolet (Sorbitolin).

Çka është alergjia në ushqim?

Alergjitë në ushqim janë përgjegjëse të sistemit imunitar, të njohura gjithashu edhe si anafilaksë, që mund të shkaktojnë edhe simptoma të rrezikshme për jetën. Sulmet anafilaktike prodhojnë simptoma si: urtikari ( gjendje e lëkurës nga njolla ose gunga të kruajtëshme ose enjtje të fytyrës, gjuhës dhe fytit, si dhe vështirësi në frymëmarrje, vjellje dhe humbje të vetëdijes.

Alergjitë më të zakonshme ndaj ushqimit përfshijnë:

    • Frutat e detit.
    • Vezët.
    • Peshku.
    • Qumështi.
    • Kikirikat.
    • Soja.
    • Arrat.
    • Farat e susamit.
    • Gluteni / gruri.

Si mund t’ju ndihmojmë me intolerancën dhe alergjitë ndaj ushqimit?

Ne ju ndihmojmë në zvogelimin e simptomave të pakëndshme gastrointestinale të shkaktuara nga intolerancat ndaj ushqimit dhe do t’ju edukojmë lidhur me alergjenët në ushqimin e përdorur në dietën tuaj. Shumë shpesh ne i zbulojmë problemet me intolerancën ndaj ushqimit duke kryer një vlerësim të detaizuar dietal dhe duke i identifikuar ushqimet që e shkaktojnë atë. Gjithashu mund t’ju ofrojmë këshilla për një dietë të përsonalizuar me sasi të ulëta të FODMAP për t’i kontrolluar simptomat me qëllim të gjetjes së nivelit të tolerancës tek secili pacient dhe për ta maksimizuar llojllojshmërinë e ushqimit. Gjithashtu ju ofrojmë këshilla për irituesit natyral dhe të rekomandojmë probiotik  të caktuar që ndihmojnë në përmirësimin e mikroflorës dhe shëndetit të zorrëve.

Ju mirëpresim!