Dieta tek sindroma e zorrës nervoze
Çka është sindroma e zorrës nervoze?
Sindroma e zorrëve nervoze është një gjendje e zakonshme. Këta persona e kanë traktin gastrointestinal më të ndjeshëm. Si rezultat tek ta shfaqen simptoma të sëmundjeve të zorrëve në baza të rregullta. Këto simptoma mund të përfshijnë fryerje, erë, dhimbje, kapsllëk, diare, dhe përzierje.
Si mund t’ju ndihmojmë me zorrën nervoze?
Ne do t’ju ndihmojmë me identifikimin dhe eliminimin e disa ushqimeve që mund ti përkeqësojnë simptomat e juaja. Nervozën e zorrëve zakonisht e shkaktojnë disa ushqime që i përkeqësojnë simptomat si dhimbjet e stomakut, fryerja, era, kapsllëku dhe diarea. Ne ju japim informata dhe këshilla lidhur me një diete të varfër me FODMAP, që e zvogëlon një varg të madh të përbërësve karbohidrate fermentuese që dihet se shkaktojnë problem me zorrët tek shume njerëz me zorrë nervoze. Gjthashtu ne ju ofrojmë këshilla lidhur me irrituesit natyror të zorrëve dhe t’ju rekomandojmë probiotik adekuat qe ndihmojnë mikroflorën dhe shëndetin e zorrëve.
Ju mirëpresim!