Blog

Dieta tek trajtimi i tumoreve

Ushqyerja luan rol të rëndësishëm gjatë trajtimit të pacientëve me tumor. Gjatë terapise, përfshire kemoterapine dhe radioterapinë nevojat ushqyese të individit zakonisht rriten qe d.m.th ata kanë nevojë për sasi më të medha të ushqimit dhe sasi më të mëdha të kalorive. Megjithatë shpeshëherë efekte anësore të pakëndshme paraqiten gjatë trajtimit që e bën të vështirë marrjen e materjeve ushqyese të nevojshme.

Efektet anësore të këtyre trajtimeve përfshijnë:

  • Humbja e paqëllimshme e peshës dhe masa e dobët muskulore.
  • Humbja e apetitit.
  • Përzierja.
  • Vjellja.
  • Ulcera e gojës.
  • Ndryshimi i të shijuarit.

Si mund tju ndihmojmë me ushqyrjen onkologjike?

Ne mund t’ju ndihmojmë t’i plotësoni nevojat tuaja ushqyese duke zhvilluar plane dietale të personalizuara që i ndihmojnë organizmit tuaj ti marrë derivatet e nevojshme përgjatë gjithë terapisë. Këto mund të përfshijnë ushqime të pasura me proteina dhe ushqime energjetike, strategji me ushqime të pasuruara si dhe përfshirjen e suplementeve ushqimore. Ne do t’ju japim këshilla lidhur me mënyrat më të mira për ta ruajtur masën muskulore dhe parandaluar humbjen e padëshiruar të peshës sikurse edhe sygjerime lidhur me mënyrat për ta forcuar sistemin imunitar gjatë kësaj periudhe kritike. Gjithashtu do t’i diskutojmë mënyrat për t’i luftuar efektet e padëshirueshme anësore dhe ta optimizojmë shëndetin dhe ushqyerjen tuaj.

Ju mirëpresim!