Si mund t’ju ndihmojmë tek diagnoza me dializ peritoneale?
Ne ju ndihmojmë që ju të siguroheni se po ushqeheni në mënyrën e duhur për ta mbajtur shëndetin në gjendje të mirë me anë të dietës së përsonalizuar dhe ushqimeve të duhura në bazë të diagnozës tuaj.
Dieta tek të sëmuarit me Dializ Peritoneale duhet me kujdes të llogaritet nevoja për proteina gr/kg të masës trupore. Proteinat dukshëm humben gjatë peritonitisit, prandaj këtyre të sëmuareve duhet t’iu shtohet një sasi e caktuar e proteinave, aq më tepër që shumica e pacientëve nuk kane oreks.
Pasi që të rregullohet oreksi , nuk duhet të shtohet sasia më shumë sa që caktohet e proteinave sepse iu kërcnohet malnutricioni dhe keqsohet gjendja shëndetësore.
Rekomandohet dieta e varfër me yndynra.
Kështu shmanget hyperlipidemia e cila shpesh iu kërcnohet të sëmuareve me insuficince kronike renale të cilët janë të rrezikuar nga deshtimi i zemres – vdekja.
Një ndër faktoret kryesor eshte hyperlipidemia. Me e shpeshte eshte hipertrigliceridemia. Hiperkolesterolemia eshte mjafte e rrallë tek këto raste.
Prandaj te semuareve ne dialize iu rekomandohet dieta me shume pak yndyra të ngopura në bazë të Indeksit të masës trupore.
Meqenese të semuarit me glukoz nga dializati fitojnë në dite deri 900 kcal, duhet patur kujdes për të mos shtuar peshë, nqs shtojnë duhet ta reduktojne masën trupore për ta parandaluar përkeqësimin.
Duhet pas kujdes qe jashtqitja të jetë e rregullt, kështu që të semuarëve iu rekomandohet dieta me fibra bimore me sasi te caktuar të kaliumit në mënyrë që të pengohet hiperkalemia.
Për shkak të mundësisë së hiperfosfatemis duhet të reduktohen ushqimet e pasura me fosfate, dhe të semuarit t’iu jepet karbonat kalciumi i cili lidh fosfatet.
E mjaftueshme eshte sasia e lëngjeve rreth 1000 ml, plus sasia e humbur një ditë më herët me urinim dhe me rrugë tjera mirpo kjo sasi variron në bazë të pacientit.
Na vizitoni dhe siguroheni se po ushqeheni në mënyrën e duhur për ta mbajtur shëndetin në gjendje të mirë me anë të dietës së përsonalizuar dhe ushqimeve të duhura në bazë të diagnozës tuaj.