Blog

DIETA SPORTIVE

Pavarësisht se a jeni sportist profesionist ose vetëm merreni me ushtrime të rregullta fizike. Dieta duhet t’ju përshtatet sipas sportit, moshës, gjinisë dhe nivelit të stërvitjes, në përputhje me nevojat për energji, për një performancë dhe shëndet optimal.

Dieta e përsonalizuar ju ndihmon të optimizoni performancën, ndikon në rigjenerimin, maksimizon adamptimin, përbërjen e organizmit ndaj ushtrimeve dhe parandalon lëndimet dhe sëmundjet.

Ushqyerja sportive përfshinë të gjitha aspektet e të ushqyerit, dietën e përgjithshme të ushtrimeve ditore, javore në bazë të nevojave për energji, përgatitjen dhe rigjenerimin për ushtrime dhe gara.

Ushqyerja sportive është e dobishme për të gjithë sportistët që marrin pjesë në sporte ekipore, sporte që kërkojnë forcë, sporte që kërkojnë qëndrueshmëri, gara të vrapimit të shpejtë, çiklist si dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me sportin.

Me rënëdësi të veqantë është ballancimi i makro dhe mikronutrientëve, sidomos ruajtja e nivelit të glukozës në gjak, sepse ushtrimet fizike stimulojnë konsumimin e glukozës nga gjaku për punën e muskujve, ushtrimet e zgjatura çojn në një rënie të nivelit të glukozës në gjak sepse përdoren rezervat e glikogjenit në mëlçi dhe glukoneogjeneza nuk arrin të plotësojë nevojat me shpejtësinë e kërkuar.

Kërkohet monitorim i vazhdueshëm, përcaktimi i qëllimeve, i statusit ushqimor dhe të hidratimit, zhvillimi i një programi individual të marrjes së ushqimit dhe lëngjeve në vazhdimsi kërkohet diciplin dhe zbatim i planit ku dhe rivlerësohet individi.

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET ofrojmë shërbime si: Analiza të përgjithëshme trupore, Program Ushqimor individual dhe terapi natyrale për ta përmirësuar performancën tuaj të ushtrimeve dhe garave, optimizojmë dietën tuaj për t’ju përshtatur nevojave tuaja të ushtrimeve dhe për t’ju ndihmuar ta arrini përbërjen ideale të organizmit tuaj.