Blog

PROGRAMI USHQIMOR TEK HARRESA

Harresa ul ndjeshëm cilësinë e jetës së individit dhe përfundimisht dërgon në paaftësi të rëndë dhe vdekje.

Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të shoqërohet me një rrezik të reduktuar të harresës.

Disa faktorë qe ndikojnë tek harresa janë:

Izolimi social, arsimim i ulët, ngarkesat psikologjike, stresi, mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve, sidomos mungesa e vitaminës D, dëmtimi i dëgjimit, përdorimi i alkoholit, duhanit, depresioni, niveli i lartë i proteinës C-reaktive, ulja e fuqisë fizike, hipotensioni ortostatik (një formë e presionit të ulët të gjakut), goditja në tru, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Rekomandojmë të përfshihet një dietë e shëndetshme, të monitorohet statusi metabolik tek individi, aktivitet fizik, mendor dhe social, ushtrimet që stimulojnë aktivitetin e trurit (ecje në natyrë, vallëzimi, muzika, mësimi i gjuhëve të huaja), reduktim i ngarkesave mendore dhe gjumi cilësor.

Ushqimi që konsumojmë ka ndikim në plakjen e trurit duke dhënë një efekt pozitiv në mekanizmat biologjikë (efekti anti-inflamator ose antioksidant) mund të jetë themelorë duke reduktuar faktorët e rrezikut që dërgojnë në Demenc – (harresë).

Trajtimi i të ushqyerit është specifik për çdo diagnoz dhe kërkon të punohet me një qasje të personalizuar të ushqimit bazuar në nivelin e sëmundjes.

Caktoni terminin tuaj në:

📲 +383 44 505 111

📩 info@lauradiet.net