Blog

Roli i antioksidantëve në trupin tonë

A është e nevojshme marrja e antioksidantëve?

Me çdo frymëmarrje gjenerojmë radikalet e lira, oksidim i pakontrolluar të cilat i shkatërrojnë qelizat tona. Sa më i vjetër të jeni trupi i juaj prodhon gjithnjë e më pak antioksidantë të cilët do ti mbanin në kontrollë këto molekula destruktive. Kur të akumulohen keto molekula, shëndeti përkeqësohet dhe shpejtohet plakja, duke ju lënë të eskpozuar ndaj të gjitha ndikimeve të këqija – prej rrudhave deri të sëmundjet serioze degjenerative.

Ne mundë ti marrim antioksidantët permes ushqimit, shumë njerëz kanë nevoja të rritura për antioksidantë të cilët nuk mund të fitohen vetëm prej ushqimit kështu që duhen rekomanduar suplemente shtesë.

Duhanpirësve p.sh i duhen tri apo më shumë her vitamin C, që të mbërrijnë nivelin e njejt te antioksidantëve që kanë jo duhanpirësit. Faktorët tjerë që mund të rrisin sasinë e radikaleve të lira janë ndotja e ajrit, sëmundjet akute dhe kronike, tymi me origjin të panjohur, materiet kancerogjene prej ushqimit ( ushqimi që fërgohet në temperature të larta ose pjekjet në thëngjill, nitritet, prodhimet e mishit të thatë, tendencat trashëguese për sëmundje të caktuara, infeksionet, ushtrimet intensive, menopauza, stresi mendor, ekspozimi ndaj diellit dhe rrezatimi rentgen. Gjithashtu nuk bëhet fjalë vetëm për llojin e ushqimit që konsumojmë, por edhe për mënyrën në të cilën përgatitet.