Artriti Reumatik
A jeni duke u përballur me simptomat e artritit reumatik?
A ju kanë thënë se opcioni i vetëm që keni është marrja e medikamenteve që kanë efekte anësore të padëshiruara?
A jeni duke e pyetur veten se a ka përgjigje tjera në këtë pyetje?
Artriti reumatik është sëmundje e frikshme, e dhimbshme dhe potencialisht dobësuese. Përderisa ilaçet farmaceutike ndonjëhere mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes, ato shpesh vijnë me efekte anësore serioze dhe ndihmojnë vetëm për një periudhë të caktuar kohore.
Trajtimi natyral i artritit reumatik mund tju ndihmojë ta rimerrni kontrollën e shëndetit tuaj. Sa më parë që ballafaqoheni me rrënjën që e shkakton problemin aq më shpejt mund ta tejkaloni sëmundjen dhe t’i shmangni simptomat e rënda të saj.
Dieta dhe Artriti Reumatik
Dieta juaj është një nga mënyrat kryesore se si mund të ndikoni në shëndetin tuaj. Shëndeti juaj digjestiv dhe ushqimet që konsumoni luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm, posaqërisht kur është në pyetje artriti reumatik.
Një dietë e pasur me nutrient dhe anti-inflamatorë është shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Ushqimet e pasura, ushqimet e freskëta me theks të veqantë në perime sezonale dhe fruta mali, si dhe në mishëra dhe vezë organike janë zgjedhje e shëndetshme për shumicën e njerëzve.
Shmangia e ushqimeve që mund të kontribuojnë në inflamacione dhe depërtueshmërinë e zorrëve është po aq e rëndësishme. Secili person është i ndryshëm, por ushqimet që zakonisht shkaktojnë probleme janë: gruri, misri, soja dhe bylmeti.
Gjithashtu edhe sheqeri dhe alkooli duhet të shmangen.
Ngrënja e ushqimeve të gatuara në shtëpi është mënyrë e shkëlqyeshme për te konsumuar ushqime anti-inflamatore përmes dietës tuaj.
Suplementet për Artritin Rheumatoid
Nutrientët më së shpeshti gjenden në ushqimet e shëndetshme. Megjithatë rrethanat speciale mund të kërkojnë edhe marrjen e suplementeve.
Kur zgjedhim suplemente është e rëndësishme të marrim suplemente të cilësisë së lartë.
Më poshtë është një listë e suplementeve që janë të rëndësishme për njerëzit me artrit reumatik, dhe cdo her duhet të bazohemi në rezultatet e analizave.
Vitamina D3
Nje hormon natyral që prodhohet nga lëkura kur ekspozohemi ndaj diellit, vitamina D3 është tepër e rëndësishme për system imunitar të shëndetshëm. Studime të shumta kanë trëguar efektet e dobishme për autoimunitet kur arrihen nivelet optimale të vitaminës D3. Burimi më i mirë i vitaminës D3 është ekspozimi ndaj diellit. Por kur kjo nuk është e mundur suplementet e vitaminës D3 mund të jenë të domosdoshme.
Magnezi
Mungesa e magnezit është e zakonshme për shkak se ky nutrient mungon në tokat tona bujqesore. Magnezi ështe nutrient shumë anti-inflamator dhe gjithashtu mund ta ulë ankthin dhe të promovojë gjumin e mirë.
Omega 3
Omega 3 ndikon si anti-inflamator. Burimi më i mirë i omega 3 janë peshqit e ujërave të thella (si salmoni dhe sardelet) dhe rekomandohet konsumimi i tyre disa herë në javë. Mishi i gjedheve qe ushqehen me barë, dhe mishi i pulës nga fermat organike janë gjithashtu zgjedhje e mirë. Nëse është e domosdoshme, suplementet e cilësisë së lartë mund të përdoren. Vërejtje: merrni vaj peshku të cilësisë së lartë. Shumica e suplementeve të vajit të peshkut në treg nuk janë cilësore dhe duhet të shmangen.
Bimët për Artritin Reumatik
Bimët mund të kenë aftësi mahnitëse për tju ndihmuar njerëzve me artrtit reumatik. Në vend të kësaj duhet të zgjedhen me kujdes bimët dhe formulat e bimëve për secilin individ në mënyrë që të adresohen mosbalancet thelemore shëndetësore qe çojnë tek problemet me artrit reumatik.
Këto janë disa nga bimët që zakonisht i rekomandoj kur punoj me njerëz që kanë artrit reumatik
Bimët adaptogjene dhe imunomoduluese për artritin reumatik
Këto bimë ndihmojnë në modulimin e sistemit imunitar, ndihmojnë nivelet e energjisë dhe zvogëlojnë efektet negative të stresit. Përderisa stimulantët e imunitetit duhet te shmangen tek njerëzit që kane sëmundje aktive autoimune, imunomodulatorët mund ta balancojnë sistemin imunitar.
Bimët karminative për artritin reumatik
Përderisa problemet me tretjen mund të jenë në thelb të problemeve tek njerëzit me artrit reumatik dhe sëmundje autoimune, bimët karminative mund të jenë pjesë e rëndësishme e trajtimit me ilaqet tjera. Këto bimë promovojnë tretjen dhe mund të jenë posaqerisht të dobishme për problemet me tretjen.
Bimët anti-inflamatore për artritin reumatik
Ushqimi juaj është një nga burimet më të mira që përmban antioksidant dhe veti tjera anti-inflamatore. Përdorimi i sasive të mëdha të erëzave dhe bimëve anti-inflamatore në dietën tuaj mundet që në mënyrë natyrale ta moduloj inflamacionin e tepërt dhe ta zvogëlojë dhimbjen e nyjeve.