Blog

Bima Stevia rebaudiana – Ëmbëlsues Natyror

Bima Stevia, me origjinë nga Amerika e Jugut, është shumë e kërkuar në të tërë botën për shkak të shijës së ëmbël.

Kompinimi aktiv i bimes i quajtur steviol glycosides është 150 herë më i ëmblë se sheqeri, ekstraktet e stevias madje janë dyqind deri katërqind herë më të ëmbla se sheqeri. Stevia përmban 0 kalori, 0 gram hidrate të karbonit me indeks të glikemisë 0.
Përveq në Amerikën Jugore, kultivohet në Izrael, Tajlandë, Australi, Japoni, Kore dhe Kinë. Në shumicën e vendeve perëndimore stevia ka qenë e sabotuar dhe e shpallur si bimë e ndaluar për shkak të intereseve të kompanive multi nacionale që përfitojnë në ëmbëlsues artificial dhe me sheqer për shije dhe përfitime.
Ciklomati, saharina dhe aspartami janë vetëm disa nga mijra ëmbëlsues artificial që shfrytëzohen në botë. Studimet tregojnë që aspak nuk kontribon në humbjen e peshës së trupit, fjala është për kemikalje për të cilat seriozisht po dyshohet që përveq sëmundjeve te shumta kronike, shkaktojnë edhe karcinoma.
Qendra e Bolonjës për hulumtime të kancerit C.Maltoni 2005 e ka fajësuar aspartamin me një mori karcinomesh të ndryshme, edhe më tutje po studiohen-hulumtohen dyshimet që shkaktojnë depresion, hiperaktivitet, marramendje, aknet me skuqje dhe sulme të epilepsisë dhe që ndikon nëzhvillimin e sklerozës multiple dhe sëmundjes Alzhaimer.
FDA (Agjensioni Amerikan për ushqim dhe barna) në 2008 e ndrroi qëndrimin dhe deklaroi qe bima Stevia më nuk është e ndaluar.
Glikozidet e ëmbla nga Stevia tash po konsiderohen të sigurta. Pavarëisht nga shija e ëmbël ekstreme të komponimeve natyrore të glikuozideve në bimën e stevias, ajo nuk shkakton harresë, nuk e rritë sheqerin në gjak dhe nuk i kontribon trashjes.
Mund ta shfrytëzojnë diabetikët dhe në çfarëdo pikëpamje është e padëmshme për organizëm.
Sipas hulumtimeve shkencore më të reja konsiderohet që Stevia ndihmon mjaft si:

• Ndihmon në pengimin e krijimit të kancerit;
• Ndihmon në shërimin e sëmundjeve bakteriale të sistemit të tretjes;
• Zvogëlon nivelin e rritur të yndyrave në gjak dhe tensionin e lartë të gjakut,
• Ndihmon në rregullimin e peshës së tepërt trupore;
• Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe nuk ndikon në Insolinë, që është posaqërisht e rëndësishme për diabetikët dhe për personat që dëshirojnë të dobësohen;
• E zvoglon aneminë;
• Shëron organizimin pas terapisë me antibiotik pas gripit dhe ftohjeve
• Ndihmon në shërim të plagëve dhe ndaljen e alergjisë në ushqim;
• Ngadalson zhvillimin e osteoporozës
• Ndihmon në zhvillimin më të shpejtë të infeksionit më kërpurdhën Kandida;
• Është e shkëlqyer për detoksikimin e organizmit;
• Pengon krijimin e kariesit dhe pllakën e dhëmbëve;
• Rregullon tretjen;
• Ngrit imunitetin.
Glikozidet e ëmbla nga Stevia konsiderohen të sigurta dhe efektive.