Çaji apo Kafeja
Pa marrë parasyshë se a është, varshmëri, domosdoshmëri e juaja për tu ngritur në mëngjes, shtyllë e shume ndërveprimeve shoqërore apo thjshtë diçka për tu shijuar, për shumë njerëz çaji ose kafeja luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme. Në Kosovë çaji dhe kafeja janë zgjedhjet më të popullarizuara të pijeve.
Kështu që kapeni filxhanin tuaj me çaj ose makiato derisa kalojmë së bashku nëpër të mirat dhe të këqijat që ato sjellin për shëndetin tonë.
Cilat janë përfitimet për shendetin nga pirja e çajit?
Pa marrë parayshë se a është çaj i zi, apo nga bimët e ndryshme, varsishtë nga lloji, çaji mund të ketë efekt qetësues në organizmin tonë. Çaji gjithashtu na mban të hidratuar dhe është burim i mirë i antioksidantëve. Antioksidantët janë komponenta që kapen në radikalet e lira dhe e reduktojnë stresin oksidativ.
Ky stres ndërlidhet me inflamacionet dhe sëmundjet kronike si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. Antioksidantët në çaj kanë veti anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore. Hulumtuesit kan gjetur se ka një ndërlidhje mes përmirësimit të funksionimit të qelizave endoteliale dhe zvogëlimit të yndyrave viscerale me konsumimin e çajit të gjelbërt, por duhet të kihet parayshë se kjo ndërlidhje është relativisht e ulët. Gjithashtu ka edhe entuziast të çajit qe ja kushtojnë jetën e tyre artit të përgatitjes së çajit me çajnik që kanë temperatura që variojnë (në vend të çajnikëve që thjesht ziejnë çajin) për të pregatitur çajëra ideale, tashmë është bërë një hobi I mirë sidomos nga ana e klientave tanë, të cilët nga momenti i edukimit tek ne është bërë pjesë e jetës së tyre.
Cilat lloje të çajërave janë më të mirat
Siq e kemi diskutuar, të gjitha çajërat janë të pasura më antioksidant, por me ndryshime të mëdha mes variacioneve të çajit. Çaji i gjelbërt është i pafermentuar me enzime jo-aktive, kurse çaji i zi është i fermentuar me enzime aktive. Këto procese të ndryshme ofrojnë profile të ndryshmë antioksiduese. Çaji i gjelbërt është më i pasur me katekine, kurse çaji i zi është më i pasur me flavonoide, edhe pse të dytë kanë efektin e njejtë antioksidues. Një çaj tjetër që duhet të merret në konsideratë është matcha, i cili është një çaj që bëhet nga pluhuri i gjetheve. Sipas analizave të bëra çaji matcha ka 10 herë më shumë vlera ushqyese sesa çaji i gjelbërt, por gjithashtu është edhe më i shtrenjtë, (gati dy herë) dhe përmban nivel më të lartë të kofeinës. Konsensusi i përgjithshëm, bazuar në studime vëshguese është se pirja e çajit ka ndikim pozitiv në shëndetin.
Cilat janë ndikimet negative të pirjes së çajit në shëndetin tonë?
Të gjitha çajërat përmbajnë komponenta qe quhen flavonoide, e në veçanti taninë. Taninet janë përgjegjëse për shijen e hidhur të çajit dhe janë të njohura se kanë veti anti-nutriente (një komponentë që e pengon absorbimin). Në veqanti, tanninet mund të ngjiten për hekurin dhe ta zvogëlojnë marrjen e tij nga organizmi. Është gjithashtu e rëndësishme të mbahet në mend se çaji përmban kofeinë e cila në sasi të mëdha mund të çojë në nervozizëm, pagjumësi, kokëdhimbje, ankth dhe shqetësime gastro-intestinale. Konsumimi i çajit gjithashtu mund të bëhet problematik nëse çajin e pini me sheqer. Organizata botërore e shëndetit rekomandon qe mos të merren më shumë se 6 lugë sheqer në ditë, megjithatë shumica e njerëzve e tejkalojnë këtë sasi.
Cilat janë përfitimet për shendetin nga pirja e kafesë?
Kur flitet për përfitime shëndetësore nga pirja e kafesë duket se ka një ndarje të mendimeve. Në njërën anë ka një besim se kafeja e rrit rrezikun nga kanceri, çrregullon ritmin natyror kardiak, shkakton dehidrim dhe diare dhe në një botë shumë dinamike është një stimulant të cilin duhet ta shmangim. Në anën tjetër kafeja njihet për aftësinë e saj për ta përmirësuar njohjen mendore dhe përqëndrimin, rritë energjinë dhe qëndrueshmërinë, ndihmon humbjen në peshë dhe zvogëlon sëmundjet metabolike.
Por çka thonë ekspertët? Një studim i kohëve të fundit meta-analitik i kryer nga ekspertët britanik, ka hulumtuar ndërlidhjen mes kafesë dhe shëndetit, duke arritur në përfundim se pjesa më e madhe e kafesë (për shkak të përmbajtjes së lartë anti-oksiduese) mund ta zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë (3 filxhan në ditë ështe sasia më e mirë) si dhe të ndihmojë në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, zvogëlojë kancerin (e prostatës, endometriumit, melanomës dhe mëlçisë), përmirësojë disponimin, dhe ta zvogëlojë rrezikun nga çrregullimet neurologjike si sëmundja Alzheimer.
Cilat janë ndikimet negative të pirjes së kafesë në shëndetin tonë?
Duhet të ketë një arsye se pse njerëzit çdo mëngjes shkojnë në lokalin e tyre të preferuar për të pire kafenë e mëngjesit edhe pse kjo ka kosto të konsiderueshme financiare ditore dhe vjetore. Kjo ndoshta sepse kafeja apo thënë më në veçanti kofeina shkakton varësi. Në fakt simptomat e heqjes dorë nga kafeja të atyre që janë konsumues të rregullt (>400mg kofeinë apo ekuivalentin e 5 fixhjanëve në ditë) janë kokëdhimbja, acidoza, palpitacionet e zemrës, nervozizmi dhe depresioni.
A ka ndonjë kufizim për sasinë e kafesë që është e shëndetshme ta pijmë çdo ditë?
Fondacioni i zemrës( Heart Foundation – HFA) rekomandon pirjen e më pak se 5 filxhanëve në ditë apo më pak se 400 mg kafeinë. Kjo zvogëlohet në më pak se 200 mg nëse jeni shtatëzënë pasiqë kafeina mund të kalojë nëpër placentë dhe mund të rris gjasat për dështim të shtatëzanisë apo peshë më të ulët të foshnjes.
A keni mendim personal se cila është më e dobishme për shëndetin, çaji apo kafeja?
Më duhet të them se mua për vete më pëlqen çaji në mëngjes dhe kjo është edhe pjesa më e bukur e ditës për mua. Mendoj se kjo është zgjedhje personale se çka ju bën të ndjeheni mirë. Ushqimi dhe pijet duhet të jenë diçka që shijohet.
Nëse pini kafe sepse ju pëlqen dhe ju bën të ndjeheni mirë atëhere kjo ështe diçka e mirë, megjithatë nëse pini kafe ose çaj për ti tejkaluar vështirësitë ditore sepse keni qene të zgjuar gjatë gjithë natës atëherë mund të jeni duke shkaktuar më shumë dëm sesa dobi. Më mirë përqëndrohuni në gjumin tuaj, qendroni të hidratuar dhe ushqehuni mirë që të mos vareni nga kafeja për funksionim të mirë ditor. Si dikush të ciliës i pëlqejne edhe kafeja edhe çaji por mund të jetë e ndjeshme në kafeinë, unë përpiqem ta kufizoj pirjen e jo më shumë se 1 kafeje në ditë (dhe atë gjithmonë në mëngjes sepse përndryshe nuk arrij të fle) dhe të pij çajëra herbal që nuk përmbajnë kafeinë. Por secili nga ne është i ndryshëm dhe ka toleranca tjera. Disa nga këto pije mund të ndjejnë ankth kurse të tjerët mund të marrin energji.