Çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar Alzheimerin?
Shkencëtarët tani e quajnë sëmundja Alzheimer “TIP 3 I Diabetit.
A e dini se cila është lidhja mes Sindromës Alzheimer dhe diabetit?
E pra, studimi i ri shkencorë tregon rezistencën e insulinës, apo atë që mundë ta quajmë DIABESITET (ngase konsumohen shumë produkte me karbohidrate – sheqer dhe mielli i rafinuar dhe jo yndyra të mira mjaftueshëm) ushqimet me karbohidratet-sheqerna janë një nga faktorët kryesore që fillon dëmtimi i trurit, ku humbin kujtesën në 80 – 85 % të rasteve, duke çuar në një diagnozë të sëmundjes të quajtur Sindroma Alzheimer.
Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Për këtë shkak këta persona harrojnë dhe me kalimin e kohës kjo simptomë bëhet edhe më e theksuar.
Por e gjithë kjo nuk përfundon vetëm me dëmtimin e trurit dhe humbjen e kujtesës tek të moshuarit.
Alzheimeri – Çmenduria në fakt fillon kur ju jeni të rinj dhe merr dekada për tu zhvilluar dhe përkeqësohet me kalimin e kohës.
Keni Kujdes!
Ju mund ta parandaloni Alzheimerin dhe shumë sëmundje tjera me pak mund, me një dietë të ekuilibruar të shëndetshëme për ushqyerjen e trurit në vazhdimësi.