Blog

Dieta tek çrregullimet në ushqyerje

Çka janë çrregullimet në ushqyerje?

Çrregullimet në ushqyerje përshkruhen si një varg problemesh të ndërlidhura me imazhin e ushqimit dhe trupit. Çrregullimet e ushqyerjes shfaqen kur këto probleme bëhën ekstreme ose ndikojnë në aktivitete normale ose cilësinë e jetës së individit. Këto çrregullime konsiderohen të jenë çrregullime psikologjike.

Nëse nuk trajtohen çrregullimet e ushqyerjes mund të bëhen brengë serioze psikologjike, mjekësore dhe nutricionale. Sjelljet e çrregullta të ushqyerjes mund të rezultojnë me mënyre jo të shëndetshme të jetesës, ku mungojnë nutrientët esencial për shëndet, rritje dhe zhvillim. Kjo bëhet posaqërisht brengosëse tek fëmijët e vegjël dhe adoleshentët. Për më shumë, çrregullimet e ushqyerjes mund të shkaktojnë anomali serioze të zemrës, kequshqyerje, peshë të ulët trupore të rrezikshme, deri edhe te vdekja.

Anoreksia Nervosa

Anoreksia Nervosa është çrregullim i ushqyerjes që karakterizohet nga kufizime të ashpra në të ushqyer, shprehi ose rituale të gabuara të të ushqyerit, frikë iracionale nga shtimi në peshë, obsesioni me të qenit i dobët sikurse edhe me perceptim të gabuar te vehtëvetes. Anoreksia nervosa është më e shpeshtë tek femrat sesa tek meshkujt dhe zakonisht paraqitet fillimisht gjatë adoleshencës.

Çrregullimi i ngrënjes për qejf (BED)

Çrregullimi i ngrënjes për qejf është sëmundje mendore që karakterizohet me ngrënjen e sasive të mëdha të ushqimit në periudhë të shkurtër kohore. Kjo shprehi mund të vazhdojë për periudhë të gjatë kohore e pa-vërejtur pasiqë shumica e personave kanë peshë të përafërt me pëshën normale apo që luhatet ndjeshëm.

Pas qejfit të ngrënjes vjen deri tek tentimi i ngrënjës së vakteve normale që më pas dërgojnë në episode tjera të ngrënjës nga qejfi duke krujuar nje rreth vicioz. Personat me BED shpeshëherë kanë perceptim të çrregullt të ‘normales’.

Ngrënja nga qejfi mund të përcillet me kompensime emocionale ose të sjelles si p.sh.:

  • Vjellja e ushqimit
  • Keqpërdorimi i pilulave dietale, laksativëve dhe përdorimi i ilaqeve si p.sh. metforminës ose insulinës (tek diabetikët).
  • Preokupimi me peshën trupore ose për formën dhe imazhin e trupit.
  • Shpeshëherë paraqitet tek ata që kanë një histori të Aneoriksia Nervoza.

 Disa nga simptomat më të zakonshme përfshijnë:

  • Depresionin dhe ankthin.
  • Ngrënja e sasive të mëdha të ushqimit edhe pa qenë të uritur.
  • Ngrënja e shpejtë gjatë episodeve të qejfit në ngrënje ose derisa të ndjeheni aq plot sa kjo ju bezdis.
  • Ngrënja e shpeshtë vetëm.
  • Ndjenja e depresionit, e vjellljes, turpit, fajtor dhe i shqetësuar për ngrënjën tuaj.
  • Ndjenja e izolimit dhe pasja e vështirësisë për të folur për ndjenjat tuaja.
  • Dietat e shpeshta, zakonisht pa humbje në peshë.
  • Humbja dhe shtimi i shpeshtë i peshës ose dieta yo-yo.

Bulimia Nervoza

Bulimia Nervoza është çrregullim i ushqyerjes edhe sëmundje e rëndë mentale. Mund të vazhdojë për periudhë të gjatë kohore e pa-vërejtur pasiqë shumica e personave kanë peshë të përafërt me peshën normale. Karakterizohet me ngrënje të sasive të mëdha të ushqimit për qejf brenda një periudhe të shkurtër kohore, e përjellur me kompenzime si p.sh.:

  • Vjellja.
  • Agjërimi.
  • Ushtrimet e tepërta.
  • Përdorimi jo i duhur i ilaqeve për kontrollimin e peshës.

Si mund t’ju ndihmojmë me çrregullimet e të ushqyerit?

Punojmë me një pjesë të një ekipi më të gjerë mjekësor dhe psikologjik për të ndihmuar në menaxhimin e këtyre çrregullimeve në aspektin e ushqyerjes dhe sjelljes sikurse edhe:

  • Formulojmë plane ushqimore terapeutike të duhura (bazuar në moshën dhe kërkesat) që përputhen me qëllimet e trajtimit.
  • Monitorojmë gjendjen e ushqyerjes sikursë edhe përbërjen trupore të klientëve (analizimin e  patologjive të gjakut, dhe interpretimin e tyre).
  • Ndihmojmë në korrigjim e mosbalanceve nutricionale të nderlidhura me kufizimet ne ushqyerje dhe konsumimi i ushqimeve jo të balancuara (burime të përshtatshme të ushqimit përdoren për të korrigjuar deficiencat ushqimore).
  • Ndihmojmë në zvogëlimin e frikës të ndërlidhur me konsumimin e ushqimit dhe shtimin në peshë sikurse edhe në rikthimin e marrëdhënies së shëndetshme me ushqimin.
  • Punojmë për të kombinuar aspektet e Terapisë së Sjelljes dhe terapive tjera efektive ushqimore si Terapia e Bazuar në Familje.