Dermatiti Atopik – Psoriaza
Kush preket nga ekzema?
Kjo diagnozë zakonisht shfaqet tek bebet por mund të prek edhe fëmijët në moshë më të rritur si dhe adoleshentët. Është e zakonshme që të prekurit nga dermatiti atopik të preken edhe nga sëmundje tjera inflamatore si alergjitë sezonale, ethet e barit apo astma. Personi i diagnostifikuar me dermatit atopik si bebe mund të preket nga shpërthime të sëmundjes në fazat tjera të jetës.
Shkaktarët e ekzemës
Mjekësia perendimore nuk thekson ndonjë shkak specifik për dermatitin atopik por e njeh faktin se mund të shkaktohet nga faktorët gjenetik, alergjenët ose irritantët dietal.
Trajtimi perendimor farmaceutik
Zakonisht steroidet aktuale përdoren në mjekësinë perendimore për trajtimin e dermatitis atopik. Nëse paraqiten edhe infeksione atëherë përdoren edhe antibiotikët. Gjithashtu personit mund ti rekomandohet që të kryej edhe teste tjera lidhur me alergjitë.
Ekzema dhe stresi
Dermatiti atopik i cili shfaqet si njollë në fytyrë, qafë ose duar mund ti bëjë njerëzit të ndihen keq. Bashkëndjenja për ketë problem të dukshëm është pjesë e rëndëishme e protokolit. Gjithashtu shumë njerëz kalojnë nëpër pasoja edhe më të rënda kur kalojnë nëpër periudha shumë stresuese.
Qetësimi i nervave. Disa bimë janë pak qetësuese, e disa kanë përmbajtje më të lartë të sedativëve për ta nxitur gjumin dhe mund të jenë pjesë e rëndësishme e strategjisë së përgjithshme të trajtimit.
Ilaçet kundës ekzemës
Trajtimi më i mirë kundër ekzemës është ai i cili merret me shkaktarin e problemit dhe jo thjesht përdorimi i barërave për të mbuluar simptomat.
Nga perspektiva ime kjo shpeshëherë është një gjendje inflamatore.
Strategjia e përgjithshme e trajtimit do të jetë detoksikimi. Ilaçet e zakonshme mund të ndihmojnë në lehtësimin e ndjesisë së keqe por ky është një problem i brendshëm dhe sistemik e jo problem i jashtëm.
Rëndësia e tretjes dhe dieta kundër ekzemës
Shpeshëherë dermatiti atopik dhe ekzema paraqiten se bashku me vështirësi ne tretje dhe më së shpeshti me kapsllëkun. Duke i bërë zorrët të lëvizin në mënyrë të rregullt është hap i parë i rëndësishëm për tu adresuar kjo sëmundje.
Tretja e shëndetshme duhet të nderlidhet me dietë të shëndetshme.
A e keni menduar ndonjëherë se cilat ushqime e shkaktojnë ekzemën?
Një dietë eliminuese mund të jetë e domosdoshme për të identifikuar saktësisht se cili ushqim e shkakton ekzemën tek ju. Zakonisht gjatë punës time kam hasur këto ushqime që kanë shkaktuar ekzemen si: gluteni dhe bylmeti.
Shtrohet pyetja se a duhet personi ti largojë nga dieta e tij përgjithmonë ushqimet që e shkaktojnë ekzemën?
Varet. Pas terapive intensive për shërimin e zorrëve ju do te mundni apo nuk do të mundni ti konsumoni këto ushqime pa pasur ndonjë reaksion.
Disa dieta tjera qe merren ne konsideratë janë ngrënja e sasive të mëdha të perimeve të freskëta, shmangia e ushqimeve të përpunuara dhe marrja e sasive të nevojshme të yndyrnave të shëndetshme. Ushqimet e pasura me antioksidant si manaferrat, boronicat, aronia, fruta të errëta dhe erëzat si rigoni dhe turmeriku duhet të përfshihen në dietë në baza individuale.
Bimët kundër ekzemës
Do ta cekim përsëri se ilaçi më i mirë kundër ekzemës është ai i cili i adresohet rrënjës individuale të problemit. Në fitoterapi janë të shumta llojet e ekzemës dhe arsyet se pse dikush mund të preket nga ekzema.
Kategoritë e bimëve në vijim janë ato që më së shpeshti i përdori tek njerëzit që kërkojnë një trajtim natyral kundër ekzemës.
Bimët alterative
Një nga mënyrat për ta parë dermatitin atopik është se lëkura po e bartë barrën e rëndë të eliminimit sepse këtë nuk po e kryejnë sistemet tjera të eliminimit. Bimët alterative mbështësin rrugë të tjera të eliminimit në organizëm. Varësisht nga veprimet e tyre specifike ato mund ta pastrojnë mëlçinë , rrisin urinimin, mbështësin mushkëritë për frymemarrje të rritur (dhe lirim te CO2), hapin poret në lëkurë, lëvizin limfën dhe lëvizin zorrët.Kështu kemi krijuar një rrjedhëje të hapur të eliminimit në organizmin tonë.
- Bimët adaptogjene
Adaptogjenët e ndihmojnë organizmin të përballet me stresin. Në përgjithesi këto janë terapi tonifikuese dhe ndërtuese dhe janë posaqërisht të vlefshme për ata me simptoma të defiçencës apo ku stresi luan rol të madh. - Bimët anti-inflamatore
Të pasura më flavonoide dhe me metoda tjera për rregullimin e inflamacionit, këto bimë mund ta shuajnë inflamacionin sistemik shpesh të përcjellur me dermatit atopik. Të gjitha këto bimë kanë një afinitet të posaqëm ndaj lëkurës. - Bimët diaforike
Diaforiikët mund të përdoren për ta liruar periferinë dhe për ta ndihmuar eliminimin përmes lëkurës. Gjëndja specifike e personit duhet të vlerësohet para se të tëntojmë këtë lloj të terapisë për të mos rrezikuar përkeqësimin e gjendjes. Varësisht nga personi mund të përdoren diaforetik relaksues (p.sh. Sambucus nigra) ose diaforetik stimulus (p.sh. monarda spp.). - Bimët relaksuese për nervat Këto bimë e ndihmojnë sistemin nervor dhe promovojnë ndjesinë e qetësisë
.Suplementet për tu marrë në konsideratë:
- Probiotikët (doza ngarkuese)
- Omega 3 (EPA / DHA)
- Vaji i aguliçes
- Vitamina D3
- Magnezi
- Vitamina A
- Vitamina C
Trajtimet aktuale për shërimin dhe lehtësimin e kruajtjes
Varësisht nga mënyra se si manifestohet problem në lëkurë këto bimë mund të përdoren në disa mënyra si: lyerje, larëje ose duke kremosur lëkurën. Në përgjithësi nuk ju rekomandoj të përdorin produkte me bazë vajore në llojet e caktuara të ekzemës.
- Bimët aktuale kundër ekzemës: gjëndja e lagur
Bimët astringjente mund të përdoren për larje (në formë çaji) - Bimët aktuale kundër ekzemës: gjendja e terur
Bimët hidratuese mund ta qetësojnë lëkurën e thatë dhe të irrituar, shembull Plantain – Plantago spp etj. - Trajtimet aktuale kundër infekcioneve
Bimët anti-mikrobiale funskionojnë mirë për shpërlarje (si formë çajërash).
Calendula officinalis është shembulli më i mirë.
Mënyra e jetesës
- Ka mënyra të shëndetshme për tamenagjuar stresin. Ndryshimi i prioriteteve nëse është e domosdoshme, joga, pilates, aktivitete tjera fizike, pushimet gjatë ditës, kohë e kaluar në natyrë.
- Përdorimi i kremërva natyrale për lëkurën mënjëhere pas dushit për gjendje të lëkurës së thatë.
- Dietë afatshkurtër me protokol duke përfshirë perime të gjelbërta dhe fruta specifike sipas rekomandimit tonë.
- Shmangni të gjithë pastruesit kimik, detergjentët për rroba, sapunët dhe shamponët industrial.
Marrja në konsideratë
Tek sëmundjet kronike të lëkurës është e rëndësishme të fillohet me trajtime të lehta dhe ngadalë të rritet doza apo të kalohet në bimë më të fuqishme adekuate. Është veti e sëmundjeve të lëkurës që gjendja e tyre përkeqësohet para se të shërohen. Një përkeqësim i shpejtë ose i papritur i simptomave mund ta largojë dikë nga trajtimi. Nëse gjendja përkeqësohet kjo do të ndodhë vetëm përkohësisht para se gjendja të përmirësohet dramatikisht. Në të kundërtën plani i trajtimit duhet të ri-shikohet.
Dermatiti kronik atopik mund të marrë deri në 1 vit që të shërohet. Përderisa gjatë asaj kohe vazhdimisht do të përmirësohet gjendja e simptomave duhet kohë për të adresuar plotësisht tretjen dhe sistemin imunitar, dy shkaktarët kryesor të paraqitjes së sëmundjes.
Pasiqë edhe organizmi juaj vazhdimisht ndryshon, plani unik dietal dhe terapitë me bimë duhët të riformulohen varësisht nga ndryshimi i simptomave.