USHQIMI I SHËNDETSHËM
Ekzistojnë dy arsye për qka na nevojitet ushqimi i shëndetshëm: e para, që të fitojmë kalori – energji dhe e dyta, për të fituar materijet ushqyese – nutrijentët si : vitaminat, mineralet, amino-acidet, proteinat dhe acidet yndyrore nga yndyrnat, ato janë materiali esencial ndërtimorë për trupin, i domosdoshëm për punë dhe funksionimin e drejtë të mekanizmave hormonal dhe proceseve biokomike në të gjitha sistemet vitale të trupit.
Të konsumohet ushqimi e përshtatshëm si:
Ushqimi i freskët, i pa ndotur, i zier në mënyrë të drejtë, i përgatitur ashtu që e hap oreksin edhe me pamje edhe me shije pa përdorim të transyndyrës dhe qdo gjë që e ngadalëson tretjen.
Të ndahen vaktet ditore në bazë të kohës caktuar;
Të ndahet ushqimi në disa shujta: para mengjesi, mëngjesi, zamra, dreka, zamra, darka, të cilat do të jenë më të pakta dhe nuk do ta ngarkojnë shumë stomakun, të pasur me nutrientët bazë.
Kjo ndihmonë në lajmërimin e oreksit dhe kryerjen e funksioneve të ndryshme fiziologjike.
Duhet të hahet pa ngutje,
Ngutja e tepërt, shqetësimi dhe nervozizmi ndikojnë negativisht në sekretimin e lëngjëve të lukthit.
Ushqimin duhet gjatë të përtypet,
“Tretja fillon në gojë”, kështu që imtësimi-copëtimi i ushqimit me dhëmbë dhe ndikimi i pështymës e lehtësojnë funksionimin e lukthit.
Pas ushqimit duhet të lahen dhëmbët,
Që të shmangen pasojat e pakëndshme si : aroma e keqe, kariesi dhe fermentimi i ushqimit të mbetur.
Pas drekës aktivitet të lehtë apo pushim.
Sepse cdo lodhje fizike e mendore kërkon sasi të mëdha të gjakut në muskuj, ndikon në digjestion, stomak, lukth , zorrë, dhe puna e tyre do të ishte e ngadalësuar.
Hidratimi i organizmit po ashtu është shumë me rëndësi, të konsumohet sa më shumë, uj, cajra nga bimët dhe lëngje nga frutat dhe perimet.
Kështu me të ushqyerit e shëndetëshëm përpiqemi të zgjedhim në vazhdimësi gjëra ushqimore organike ose shtëpiake si:
Pulat dhe Vezët e pulave që kullosin nëpër kopësht dhe ushqehen prej kopështit dhe livadheve.
Peshkun që jeton në detra dhe lumenj, e jo peshkun e kultivuar të akuariumeve – bazeneve artificiale që ushqehen me koncentrate dhe që notojnë në nevojën fiziologjike të tyre.
Frutat dhe perimet e kultivuara organikisht, që nuk janë të ngarkuara me pesticide, fruta dhe zarzavate lokale vendore organike.
Shtazët që jetojnë në rrethin e vet natyror dhe ushqehen me atë ushqim me të cilin janë përshtatur, që japin mishë, yndyrën, produktet e qumështit dhe vezët, me atë përmbajtje që është optimale për njeriun.
Fruta dheperimet e prodhuara dhe të mbledhura, të pjekura nga prodhimi organik me përbërje më të madhe të nutrientëve, vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për shëndet të mirë.
Përveq kësaj ky prodhim kontribuon ekuilibrit në natyrë dhe ruan llojllojshëmrin biologjike në tokë.
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut nuk kanë lidhje me marrjen e yndyrave të ngopura nga ushqimi: shkaktari i vërtetë i sëmundjeve kardiovaskulare janë inflamacionet kronike në arterje që krijohen për arsye të marrjes së tepruar të sheqerit artificial, grurit – miellit të bardhë, amidonit, kripës dhe vajrave bimore të rafinuara të pasura me omega-6.
Sa më shumë që konsumojmë ushqime të përpunuara industrialisht, ushqim të shpejtë – fast food aq më shumë nxisim krijimin e inflamacioneve, prej ditës në ditë.
Trupi i njeriut nuk është krijuar të përpunoj ushqimin e shpejtë, ushqimin e përpunuar të mbushur me sheqer artificial, grurë, amidon dhe vajrat e rafinuara dhe të hidrogjenizuara, aditiv artificial etj.
Shkenca sot ofron dëshmi të shumta se ushqimi industrial i rafinuar jo natyror është shkaktari kryesor i sëmundjeve si: mbi pesha, diabetit Tip 2, sëmundjeve kardiovaskulare (mbyllja e enëve të gjakut, infrakti i zemrës dhe i trurit), sëmundjet autoimune, alergjive dhe shumë lloje kanceresh.
Ajo që na nevoitet, është t’i kushtojmë vëmendjen e duhur ushqimit të shëndetshëm.