Blog

Dieta tek diabeti

Diabeti është sëmundje kronike që karakterizohet me nivele më të larta të sheqerit në gjak se nivelet e zakonshme. Sheqeri nga ushqimi që konsumojmë shëndrrohet në energji në qelizat tona, me ndihmën e një hormoni të quajtur insulinë. Tek njerëzit me diabet organizmi i tyre nuk prodhon insulin , nuk prodhon mjaftueshëm insulin osë insulina e prodhuar nuk funksionon në mënyrën e duhur. Kjo rezulton me mbetjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut dhe jo me konvertimin e sheqerit në energji në qelizat tona. Rezultati është niveli më i lartë i sheqerit sesa ai që konsiderohet normal. Nivelet e larta të sheqerit mund të rezultojnë me dëmtim të mëtutjeshëm të organizmit. Për këtë arsye është e rëndësishme qe t’i përmirësoni këto nivele përmes ndryshimit të mënyrës së ushqyerit – dietës dhe mënyrës së jetesës.

Diabeti i Tipit 1

Diabeti i Tipit 1 paraqitet kur organizmi e humb aftësinë për të prodhuar insulinë. Si rezultat i kësaj organizmi nuk është i aftë që glukozën ta kthej në energji. Për këtë arsye organizmi përdorë masën yndyrore për të prodhuar energji duke shkaktuar nivel të lartë të substancave të rrezikshme të akumuluara në gjak, gjë që çon në ketoacidoz që është gjendje e rrezikshme për jetën. Tek njerëzit me diabet të tipit 1 përdorimi i insulinës mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj gjendje në monitorim me të ushqyerit.

Diabeti i Tipit 2

Diabeti i tipit 2 ështe forma më e shpeshtë e diabetit dhe prek rreth 85-90% të të gjithë njerëzve me diabet. Më së shpeshti shfaqet tek njerëzit në moshë të shtyrë por mund të paraqitet  dhe tek moshat tjera. Tek njerëzit që vuajne nga diabeti Tip 2 organizmi humb aftësinë për të prodhuar insulinë apo organizmi nuk e shfrytezon insulinën e prodhuar në mënyrë efektive. Rreziku rritet tek individët të cilët janë mbipeshë ose obez, manifestohet me presion të lartë të gjakut, dietë të varfër dhe aktivitet të ulët fizik.

Nën termin ‘Para-Diabet’ paraqiten dy gjendje:

  • Pa-aftësia e glukozës gjatë ushqyerjes – kur nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se zakonisht edhe pas një periudhe prej 8 orësh agjërimi.
  • Pa-aftësia e tolerancës ndaj glukozës – përcjellë testin oral të tolerancës ndaj glukozës, kontrollimi 2 orësh i glukozës në gjak është më i lartë se zakonisht por jo mjaftushëm i lartë sa për tu konsideruar diabet i tipit 1 ose 2.

Njerëzit që diagnostifikohen me para-diabet mund ta parandalojnë përparimin e sëmundjes deri në diabet të plotë përmes menaxhimit të Programit individual ushqimor dhe mënyrës së jetesës.

Diabeti autoimun latent tek të rriturit (LADA)

Diabeti autoimun latent tek të rriturit (LADA) gjithashtu i njohur edhe si ‘Fillimi i vonshëm’ ose ‘Tipi 1.5’ është formë e diabetiti të tipit 1 që paraqitet tek të rriturit me fillim të vonshëm. LADA zakonsht fillimisht diagnostifikohet si diabet i tipit 2 por nuk ka trashegimi gjenetike apo faktorë tjerë të rrezikut si mbipesha, obeziteti, shtypja e lartë e gjakut apo mënyra jo-aktive e jetesës. Trajtimi zakonisht fillon me medikamente orale, të cilat në periudhë afatgjatë nuk janë të mjaftueshme, dhe është i pa-evitueshëm administrimi me insulinë.

Si mund t’ju ndihmojmë ta menaxhoni diabetin?

Jemi këtu t’ju ndihmojmë ti menaxhoni të gjitha llojet e diabetit dhe t’ju ofrojmë edukimin e duhur për ushqyerjen:

  • Llojet e ndryshme të diabetit dhe si ushqimet e ndryshme ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak.
  • Këshilla për ushqimin që duhet të aplikohen nga të sëmurët me diabet.
  • Indeksin Glikemik dhe përfitimet nga ushqimet me indeks glikemik të ulët.
  • Numërimi i karbohidrateve dhe sasitë e rekomanduara.
  • Përputhja e administrimit të insulinës me sasinë e karbohidrateve.
  • Parandalimi, menaxhimi dhe trajtimi i hipostazës.
  • Menaxhimi i nivelit të sheqerit në gjak në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë ushtrimet fizike.
  • Optimizimi i nivelit të sheqerit në gjak përmes uljes së peshës.

-Diabeti i shtatëzanisë ose diabeti gestacional

Diabeti gestational paraqitet kur nivele më të larta se zakonisht të glukozës në gjak paraqiten për herë të parë gjatë shtatëzanisë. Kjo zakonisht paraqitet rreth javës 24 deri 28 të shtatëzanisë. Pas lindjes nivelet e glukozës në gjak tek nëna kthehen në normalitet por rritet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2 më vonë gjatë jetës. Administrimi i sëmundjes me insulinë është i zakonshëm tek gratë me diabet gestational.

Si mund t’ju ndihmojmë ta menaxhoni diabetin gestacional?

Ju ndihmojmë ta menaxhoni diabetin me ane te Programit ushqimor bazuar në kërkesat individuale dhe ju ofrojmë edukimin e duhur për shtatëzënat:

  • Llojet e ndryshme të ushqimit që ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak.
  • Edukim dhe Këshilla për ushqimin.
  • Indeksin Glikemik dhe përfitimet nga ushqimet me indeks glykemik të ulët.
  • Numërimi i karbohidrateve dhe sasitë e rekomanduara.
  • Përputhja e administrimit të insulinës me sasinë e karbohidrateve.
  • Parandalimi, menaxhimi dhe trajtimi gjat diabetit gestacional.
  • Menaxhimi i nivelit të sheqerit në gjak duke përfshirë dhe ushtrimet fizike.
  • Mbajtja e peshës së duhur gjatë shtatëzenisë.

Ju mirëpresim!