Dieta tek Hemodializa
Dializa është e indikuar jo për tu shëruar i sëmuari ,por për tu mbajtur në jetë e cila është e kercnuar me uremi.
Dieta e të sëmuareve të cilët janë në hemodializë nuk është shumë restriktive.
Dializa eshte proces katabolik, gjate te cilit ne sasi me te medha tajohen hormonet katabolike adrenalina, glukokortigoidet dhe glukagoni, keshtu qe marrja e proteinave është shumë me rëndësi të mirret aq sa duhet në bazë të IMT së pacientit.
Të moshuareve dhe përsonave të cilët nuk kane oreks iu shtohen përgatitjet speciale komerciale të proteinave në bazë të IMT-së.
Dieta përbëhet nga ushqimet e caktuara të pakëta me yndyre dhe me përmbajtje të lartë të fibrave bimore.
Me kete kufizohet rreziku nga hyperlipidemia. Personat obez duhet ta reduktojnë masen trupore me anë të planit të përsonalizuar dhe me makro – mikronutrientët e duhur në bazë të IMT-së.
Personave te kequshqyer duhet tu rritet marrja ditore e kilokalorive, e disave duhet t’iu shtohen supstancat deficitare ( vitamina, minerale ).
Duhet të kufizohet marrja e ushqimeve të pasura me kalium.
Jashtqitja duhet te rregullohet, sepse pikerisht me këtë rrugë ekskretohet nje pjese e konsiderueshme e kaliumit.
Inflamacionet, acidoza e rritur dhe trauma si dhe disa ilaqe kimike e rrisin sasin e kaliumit në organizëm. Ne ju ndihmojmë në korigjimin e acidozës për ta ulur nivelin e kaliumit në bazë të IMT-së.
Hiperfosfatemia duhet të mposhtet që të mos zhvillohet hiperparatireoidizmi sekundar dhe sëmundja e kockave, dhe duhet të kufizohet marrja e ushqimeve të pasura me fosfor.
Ushqimet e njelmëta me krip duhet të reduktohen për shkak të hipertensionit edhe për shkak te grumbullimit të natriumit në organizëm, Në mënyrë që të mbahet volumi normal i lëngut të trupit.
Të sëmuareve të cilët janë në dializ duhet t’iu shtohen vitaminat e humbura dhe duhet t’iu kontrollohet rregullisht niveli i kalciumit dhe fosfatit në gjak, niveli i hekurit në gjak, sepse ky nivel është shpesh i ulët për shkak të sideropenis.
Si mund t’ju ndihmojmë tek diagnoza me hemodializ?
Ne mund t’ju ndihmojmë që ju të siguroheni se po ushqeheni në mënyrën e duhur për ta mbajtur shëndetin në gjendje të mirë me anë të dietës së përsonalizuar dhe ushqimeve të duhura në bazë të diagnozës tuaj.