Blog

DIETA TEK PMS – SINDROMI PREMENSTRUAL

Sindromi premenstrual është multi faktorjal. Shenjat dhe simptomat e sindromës premenstruale ndryshojnë me ndryshimet në nivelet e hormoneve dhe largohen gjatë shtatzënisë dhe menopauzës. Gjate PMS – Sindromit ndodhin luhatjet e serotoninës, një kimikat i trurit (neurotransmetues) që është përgjegjës për simptomat e PMS, është i rëndësishëm në gjendjet e humorit.

Nivelet e pamjaftueshme të serotoninës janë të lidhura me lodhjen, dëshirat për ushqim kalorik dhe të ëmbël, problemet e gjumit dhe humbje të humorit i përcjellur me depresionin premenstrual.

Egzistojnë mbi 130 simptoma që shfaqen para ciklit menstrual tek femrat.

Koha dhe ashpërsia e këtyre simptomave janë çelësi për një diagnozë të PMS – Sindromit.

Një cikël normal menstrual ndodhë në mes ditës 21 deri në ditën 35. Faza folikulare shtrihet nga menstruacionet në ovulim, dhe faza luteale shtrihet nga ovulimi në menstruacione. PMS ndodh gjatë fazës luteale – afërsisht 14 ditët e fundit të ciklit tuaj, zakonisht gjatë pesë deri në shtatë ditët para se të keni menstruacionet.

Simptomat më të shpeshta të sindromës premenstruale (PMS) tek femrat përfshijnë simptoma fizike dhe emocionale.

Simptomat fizike mund të përfshijnë ndjeshmëri të gjirit, fryrje, dhimbje koke, dhimbje të kyçeve ose muskujve, lodhje dhe ndryshime në oreks.

Simptomat emocionale mund të përfshijnë nervozizëm, luhatje humori, ankth, depresion, probleme me gjumin dhe probleme me përqendrimin ose kujtesën.

Është një lidhje të rëndësishme mes ashpërsisë së Sindromit Premenstrual, zakoneve ushqyese dhe faktorëve të stilit të jetesës (pirja e duhanit, alkoholit dhe konsumi i ushqimeve me kalori/yndyrë/sheqer/kripë).

Tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi punohet me një qasje të personalizuar të ushqimit për lehtësimin e këtyre simptomave dhe tejkalimin e gjendjeve të ndryshme si rezultat i PMS – Sindromit Premenstrual me anë të ushqyerit të përsonalizuar, terapis natyrale, rekomandimeve të detajuara specifike për çdo femër.