Dieta tek Rezistenca Insulinike
Rezistenca insulinike nënkupton reakcionin e dobët të qelizave në insulin. Si pasoj, pankreasi fillon të prodhojë më shumë insulin në gjak meqërast dërgon deri në hiperinsulinemi dhe me kohë mund të vjen deri tek Diabeti TIP – 2.
Pse vjen deri tek Rezistenca Insulinike?
Ushqimet me drithra dhe sheqerna të rafinuara me ngarkesë glikemike të lartë shkaktojne hiperglikemi postprandiale dhe hiperinsulinemi.
Ushqimet me vajra të rafinuar të pasura me omega 6 dhe acide yndyrore të ngopura, dendësia e ulët e mikronutrijenteve, marrja e ndryshuar e natriumit dhe kaliumit, marrja e pakët e fibrave dhe fitonutrientëve.
Pas vaktit ushqimorë me indeks glikemik të lartë vjen deri tek rritja e nivelit të glukozës në gjak.
Hiperglikemia postprandiale e përsëritur dhe hiperinsulinemia dërgojnë deri në rezistenc insulinike.
Hiperinsulinemia postprandiale shkakton ramje më të madhe të koncentrimit 3 deri 5 orë pas vaktit ushqimorë , shkaktohet uri, tejngopje dhe preferenc për ushqime kalorike të cilat do ta rrisin glukozën në gjak, dhe në qoftë se përsëritet kjo dërgon deri tek shtimi në peshë.
Keqëushqyerja ndikon në mikrobiotën e zorrëve ku mund të vjen deri tek rritja e mikroorganizmave patogjene dhe rritet apsorbimi i endotoksinave. Nivelet e larta të këtyre molekulave per kohë të gjatë në gjak shkaktojnë endotoksemi metabolike e cila dërgon deri tek rezistenca insulinike çrregullimi i nivelit të yndyrave në gjak, ngritjes së tensionit te gjakut që është sinjal për zhvillimin e Diabetit TIP – 2, sëmundjeve Kardiovaskulare, PCO – Sindromës, dhe sëmundjeve autoimune.
Për këtë arsye është e rëndëshishme qe ta përmirësoni këtë gjendje përmes ndryshimit të mënyrës së ushqyerit dhe mënyrës së jetesës.
Si mund t’ju ndihmojmë ta menaxhoni rezistencën insulinike?
Ne ju ndihmojmë ta menaxhoni rezistencën insulinike me anë të planit të përsonalizuar dietal dhe t’ju ofrojmë edukimin e duhur:
- Formulojmë plane ushqimore terapeutike individuale (bazuar në moshën dhe kërkesat) që përputhen me qëllimet e trajtimit.
- Monitorojmë gjendjen e ushqyerjes dhe përbërjen trupore të klientëve (testimin dhe analizimin e patologjive të gjakut).
- Ndihmojmë në korrigjimin e mosbalancimit të nderlidhura me kufizimet në ushqyerje dhe tek konsumimi i ushqimeve jo të balancuara.
- Menaxhimi i nivelit të insulinës në gjak, përmes uljes së peshës duke përfshirë planin ushqimorë dhe ushtrimet fizike.
Nëse keni nevojë të humbni peshë, punojmë programe të personalizuara për ju. Qëllimi ynë nuk është vetëm t’ju ndihmojmë të humbni peshë por ti zvogelojmë parametrat e rrezikut, përmirësimin e rezultateve të parametrave biokimik dhe hormonal dhe rregullimin e mikrobiotës.
Gjatë secilës konsultë, mund të bëjmë vlerësim të përgjithshëm të masës trupore për ti matur nivelet tuaja të dhjamit në organizëm, masën muskulore, masën e eshtrave dhe moshën metabolike dhe përcjellim simptomat, nivelizimin e parametrave biokimik dhe hormonal.
Gjithashtu do të japim këshilla edhe për rritje të aktivitetit fizik për ta optimizuar shëndetin tuaj.
Programi individual dhe këshillat për të ushqyerit realizohet nga Dr.sci. Laura Binxhija, Specialiste e Nutricionit dhe Fitoterapeute.
Telefononi qendrën Specialistike të Nutricionit Laura Diet dhe caktoni terminin tuaj në këtë numër kontakti:
044 514 111 / 049 403 045