Blog

Dieta Vegjetariane

Dieta vegjetariane është dietë e bazuar në ushqime bimore që përjashton mishin e kafshëve. Shumica e vegjetarianëve konsumojnë produkte qumeshti dhe hanë vezë. Vegjetarianët që konsumojnë vezë dhe produkte qumështi quhen lakto-ovo vegjetarian kurse ata që konsumojnë vetëm produkte qumështi quhen lakto vegjetarian. Dieta peskatariane është një lloj diete që përfshin ushqim deti dhe forma të tjera të peshkut si burimi kryesor i proteinave shtazore duke përjashtuar llojet e tjera të mishit. Kjo do të thotë që peskatarianët nuk konsumojnë mish të kuq, shpendë ose mish tjetër të kafshëve, por përfshijnë peshk dhe ushqime të tjera deti në dietën e tyre.

Arsyeja për kalim në dietën vegjetariane mund të jetë për shumë arsye si: morali, religjioni, kultura, etika, estetika, ambienti, shoqëria, ekonomia, shija, pesha dhe shëndeti. Shumë vegjetarian inspirohen nga njëra nga këto arsye dhe pastaj evoluojnë duke u identifikuar me disa ose të gjitha këto arsye të përmendura më lart.

Zgjedhja për të ndjekur një dietë vegjetariane është individuale dhe një dietë e planifikuar mire duke u konsultuar me Specialist të  Nutricionist ose Dietolog klinik për ti plotësuar të gjitha nevojat ushqyese. Një dietë e pasur ushqimore përmban lëndë ushqyese si dhe mikronutrientët që i parandalojnë problemet shëndetsore. Një dietë e balancuar vegjetariane për nga natyra përmban pak yndyrë dhe kolesterol, që e ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Kjo qasje gjithashtu është dëshmuar se e lufton obezitetin dhe sëmundjet e lidhura me obezitetin.
Ushqimet që duhet përfshirë:  

  • Perime
  • Fruta
  • Drithëra
  • Produkte qumështi (opcionale)
  • Vezë (opcionale)
  • Fasule
  • Arra dhe fara
  • Vajërat

Ushqimet që duhet shmangur:

  • Mishi i kuq i kafshëve, viqit, derrit etj.
  • Mishi i shpezëve

Mangësitë:

  • Mund të çoj në anemi ose defiçienca tjera ushqyese
  • Mund të çojë në konsumim të tepërt të produkteve të qumështit dhe intolerancë.
  • Nuk rekomandohet tek fëmijët sepse ka pasoja në zhvillim.

Programi individual dhe këshillat për të ushqyerit realizohen nga Dr.Laura Binxhija Qeska Specialiste e Nutricionit dhe Fitoterapeute.

Telefononi qendrën Specialistike të Nutricionit Laura Diet në këtë numër kontakti për programin e përsonalizuar: 044 505 111  ose dërgoni online një e-mail në info@lauradiet.net.