Këshilla për të qëndruar të shëndetshëm kur udhëtoni
Ka periudha gjatë vitit kur udhtoni dhe brengoseni se mund të sëmureni apo te infektoheni nga ndonjë virus.
Këto janë disa këshilla, natyrisht se mund të ketë edhe zbatime të përgjithshme te cilat do ti ceki me poshtë, por specifikat mund të ndryshojnë tek individët.
Larja e duarve: Kjo strategji e dëshmuar është thelbësore. Nëse nuk keni qasje në toalet, merrni një paketim me facoleta të lagura me vete ashtu që të mund ti pastroni duart tuaja, mbështetësen, ulësen në autobus, tren, veturë, avion dhe celularin tuaj. Nëqoftëse udhëtoni me avion, autobus, tren lani duartë para se të mbrrini në hotel ose apartmentë ashtu që mikrobet mos ti mirrni me vete në hotel ose apartament. Kur flasim për mikrobet mos harroni se edhe çanta dhe këpucët tuaja janë bartëse të mikrobeve kështu që pastroni edhe ato ose mbajini jashtë derës së dhomës së hotelit ose vendit ku do të banoni ato ditë.
Hidratimi: Para udhëtimit është mirë të pini së paku 1 litër ujë gjatë 2 orëve në mënyrë që të jeni mjafueshëm të hidratuar. Merrni me vete një shishe të madhe xhami (jo plastike) për ta mbushur me ujë të pastër. Si shtesë, pos ujit është mirë të mirrni me vete edhe paketime me vitamina dhe minerale (ato pa sheqer). Bëni të njejtën gje edhe kur të mbrrini duke pirë 1 litër ujë brenda 2 orëve të para pas udhëtimit.
Ushqimet: Është shumë e rëndësishme të siguroheni se ju po ushqeheni më së miri që është e mundur kur jeni në lëvizje. Nuk ka mënyrë tjetër që të pregatiteni. Unë zakonisht blej ushqim një ditë para udhëtimit, ashtu që mos të kem nevojë të blej ushqime në rrugë. Ushqimet e mira për udhëtim përfshijnë jogurt,perime, arrat, farat, frutat, avokado etj. Përveq këtyre ushqimeve dhe ndonjë kutie me çaj unë marr me vete edhe pirunin dhe lugën time shumëpërdorimëshe ashtu që të mund të ha ushqime nëse bëj blerje në markete. Një nga gjërat e para që e bëj pasi të arrij në destinacion është që të shkoj në supermarket që të blej gjërat e nevojshme për kohëzgjatjen e qëndrimit tim (sigurohuni që në dhomë të keni frigorifer sepse ngrënja jashtë ështe e kushtueshme dhe mund të jetë jo e shëndetshme). Zakonisht përgatis edhe lëngje nga frutat dhe perimet me veti të larta antioksiduese për të rimbushur rezervat e energjisë që më duhen për udhëtim.
Suplementet ushqimore: Kjo gjithmonë ndryshon por në përgjithësi unë ja përshtas nevojave të mia personale. E marr me vete një çantë të vogël me të gjitha suplementet. Nëse i kam të gjitha në një çantë sigurohem që ta di saktë se cila është cila. Zakonisht në çantë vendosi edhe një qese të vogël kundër lagështisë që të sigurohem që suplementet e mia qëndrojnë të freskëta dhe të mbrojtura nga lagështia. Marr me vete komplekse të vitaminës B, vitamin C, vitamin D, magnez, vaj peshku dhe shpesh edhe të tjera varësishtë nevojave të mija. Gjithashtu marr me vete probiotik dhe vajëra esenciale për ta ndihmuar sistemin imunitar.
Gjumi: Gjumi është shumë i rëndësishëm për mua dhe nëse nuk fle mirë as nuk ndjehem mirë. Për këtë arsye kurdoherë që të jetë e mundur unë i shmang udhetimet në orar shumë të hershëm ose shumë të vonshëm. I preferoj udhëtimet në mëngjes ose pasdite kur dielli nuk është në kulmin e tij për të pasë një ekspozim më të vogël ndaj rrezatimit. Nëse filloj të ndjej lodhje zakonisht hidratimi dhe lëvizja më ndihmon.
Përdorni UV për celularin dhe syzet tuaja: Të gjithë e dimë se rrezet ultra vjollcë mund të jenë të rrezikshme. Por gjithashtu rrezet ultra vjollcë mund të çrrënjosin mikroorganizmat. Unë në shtëpi kam një sterilizues UV ku mund ti fus celularin tim si dhe syzet. Është shumë i përshtatshëm për pastrimin e objekteve që janë të papërshtatshme për tu pastruar me sprej.
Mbani syze: Anipse njerëzit mund të mendojnë se po e mbrojnë veten përmes pastrimit të duarve dhe mbajtjes së maskave mbrojtëse, ne prap jemi të pambrojtur nga virusët përmes membranës së mukozës si goja dhe sytë. Bartni syze, të cilat gjithashtu janë një lloj mbrojtësi ndaj mikroorganizmave. Disa njerëz preferojnë të mbajnë edhe syze të errëta gjatë fluturimit nëse fluturojnë në zona të ndryshme kohore. Une kam gjithashtu një palë nga to dhe i përdor gjatë natës nëse jam duke punuar në kompjuter.
Mundohuni ti përmbaheni këshillave vijuese:
- Shmangni plastikën: Plastika është toksike. Këto toksina që i marrim nga plastika i çrregullojnë hormonet tona. Unë i shmang sa më shumë që të jetë e mundur duke e marrë me vete një shishe xhami si e shpjegova më lart.
- Shmangeni alkoolin: Alkooli e dëmton mëlçinë dhe mund të çojë në diare ose qregullime digjestive, kështu që më e mira është të minimizojmë këto efekte sepse edhe udhetimi ështe duke e kryer punën e vet në këto organe.
- Shmangni kafeinën në stomak bosh: Kafeina mund të stimulojë disa enzime të caktuara për detoksifikimin e mëlçisë, por jo kur merret si e vetme. Për ta bërë këtë kafeina ka nevojë për proteina dhe substance tjera. Nëse pini kafe zgjedhni pijeni në filxhan xhami ose porcelani dhe jo në gote plastike dhe me lugë plastike. Gjithashtu unë nuk i preferoj as aparatët e kafes. Kur plastika ngrohet nga uji i nxehtë ka potencial që të lirojë toksina në kafenë tuaj.
- Shmangeni sheqerin: Kjo nuk është e lehtë por është e mundur nëse i shmangni ushqimet e përpunuara. Sheqeri e dobëson sistemin imunitar dhe shumë njerëz nuk i kuptojne efektet e tij inflamatore, andaj konsumojnë pije me shumë sheqer në makinë dhe në avion. Gjithmonë është mirë të konsultoheni me ne për të kuptuar se çka është e mirë për ju gjatë udhëtimit pasi që këshillat janë të përsonalizuara për të gëzuar shendetë të mirë gjatë udhëtimit.