Kur mbaron gjysëmvjetori i dytë i shkollës, çantat shkollore zëvendësohen me valixhe dhe fjalitë si “nuk dua ti bëj detyrat e shtëpisë” zëvendësohen me “a jemi gati për të udhëtuar” kur shumë familje bëhen gati për të shkuar në pushimet për të cilat kanë aq shumë nevojë.
Por sikur secila avanturë e re, gjithmonë ka pengesa që duhet tejkaluar. Imagjinoni udhëtimi juaj tanimë ka filluar dhe është I gjatë kur e dëgjoni një zë që ju thotë “kam uri”. Para jush e shihni një shenjë të një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe e kuptoni se marketigu fitoi përsëri, apo ndoshta jo?
Më poshtë janë disa truqe për tu siguruar që keni ushqime të shijshme me vete që ju konkurrojnë ushqimeve të shpejta që mund ti shihni gjatë udhëtimit
Është një keqkuptim i zakonshëm se ushqimi i shëndetshëm duhet deomos të jete fruta ose perime. Duke ju thënë fëmijëve tuaj se në vend të patateve të skuqura duhet të konsumojnë shkopinj karrotash nuk do t’ju kryej punë. Në vend të kësaj duke ju ofruar atyre ushqime të popullarizuara por që përmbajnë më shumë vlera ushqyese do ti plotësojë si nevojat ashtu edhe dëshirat e tyre.
Këshilla:
Planifikimi është çelësi – përfshijini fëmijët në përgatitjen e ushqimit që do ta merrni në udhëtim. Fëmijët më me dëshirë do ta hanë ushqimin në pregatitjen e të cilit kanë marrë pjesë.
Paketimi – sigurohuni që ushqimi ështe i paketuar në kuti të duhur dhe i futur në çantë ftohëse. Për ta rritur mundësinë që fëmija të ketë dëshirë ta konsumoj ushqimin, përpiquni ta mbështillni ushqimin me letër gatimi me spango me ngjyra (ngjashëm me dhuratat) për t’i imituar paketimet shumëngjyrëshe të restoranteve të ushqimit të shpejtë.
Bëhuni shembull i mirë – hulumtimet tregojnë se femijët më me dëshirë hanë dicka për të cilën po e shohin se prindërit e tyre po e shijojnë. Kështu që nëse duam që fëmijët të ushqehen mirë gjatë udhëtimit atëhere të njëjtën gjë duhet ta bëjë e tërë familja.
Ushqimet më të mira për udhëtim:
1.Kokoshkat – kokoshkat janë drithëra të pasura me fibra dhe vitamina B.
2.Patatina nga patatja e ëmbël ose bananet të bëra në shtëpi – recetë e thjeshtë dhe e shijshme që nuk përmbanë sheqer dhe vajëra industriale që janë shumë të zakonshme tek ushqimet që blehen në supermarket.
3.Hamburger të gatuar në shtëpi me bukë të shëndetshme dhe me shtojca të freskëta (qepë, djath, veze, sallatë).
4. Humus i përgatitur me qiqrra e shoqëroni me shkopinjë integral ose bukë misri.