KËSHILLA TË VLEFËSHME FITOTERAPEUTIKE SI TA TEJKALOJMË FTOHJEN DHE GRIPIN NATYRSHËM
Me ardhjen e ditëve më të ftohta mbërrin edhe rreziku më i madh nga ftohjet dhe gripi, mbyllja e hundës, grithje fyti, dhe koka e cila pulson, janë treguesit më të shpeshtë që organizmi është sulmuar.
Duke marrë parasysh që deri diku manifestohen në mënyrë të ngjajshme, gripin dhe të ftohurit, shumë njerëz i shiqojnë si një problem të njejtë, që është gabim i madhë. Prandaj, edhe njëra edhe tjetra janë infeksione virusale.
Ftohja, zakonisht kalon për disa ditë pa kurfarë pasoja. Në anën tjetër, gripi është dukshëm sulmues më serioz me simptome më intensive – mund ta lidhë pacientin për krevati prej disa ditëve deri disa javë duke shkaktuar komplikime serioze, para se gjithash në mushkëri dhe në sistemin kardiovaskular, e nëqoftëse nuk reagohet me kohë, mund të të vie edhe te vdekja.
Për këtë arsye është me rëndësi të madhe që si të ndjeni simptomet e para, gjithsesi të filloni trajtimin me mënyra natyrale. Kjo është me rëndësi sidomos për shtatëzënat, fëmijët deri në dy vjet, personat më të vjetër se 50 vjet, ata që sistemi imun iu ka dobësuar për shkak të sëmundjeve autoimune, njerëzit që luftojnë kundër Çrregullimeve Metabolike.
Teshtitja tregon në Ftohje
Ftohja, në të vërtetë është ndjenja akute e mukozës së hundës, e cila zakonisht fillon me ndjenjen e thatësisë në pjesën e sipërme të hapsirës së hundës. Pastaj fillon teshtitja, e prej hundës rrjedh lëngu i pastër.
Balli bëhet i rëndë, sytë lotojnë, koka fillon me dhimbje, kurse zëri fiton tone të ndryshme, nazale.
Ftofjen mund ta shkaktojnë mbi 100 lloje të virusëve, prej të cilave më të shpeshtët shkaktarë janë rinoviruset. Barten shumë lehtë me pika-pështymë që dalin gjatë teshtitjes ose me kollitje.
Për dallim nga Ftohja, Gripin e përcjellin temperatura dhe dhimbjet
Gripi (influenca), mu sikurse ftohja mund të manifestohet me rrjedhje nga hunda, por e përcjellin edhe simptome shumë më serioze. Faringu është i skuqur dhe krijohet ndjenja e djegies që shpërndahet më poshtë në fyt dhe në laring.
Kollitja është e thatë, është prezent edhe dhembja e krahërorit, intensiteti I të cilës rritet qdo herë kur pacienti kollitet. Vjen deri te marramendja, dobësimi i të pamurit, kokëdhembja e cila shpesh përcillet me mosdurim të dritës, dhe shpërndahen edhe dhimbjet nëpër tanë trupin në nyje, kocka dhe muskuj.
Lajmërohet edhe ngritje e temperaturës trupore (më së shpeshti 39-40), e në dy tri ditët e para mund të vie deri te vjelljet e shpeshta dhe gati plotësisht humbje të oreksit.
KËSHILLA TË VLEFËSHME FITOTERAPEUTIKE
Të gjithë jemi në shënjestër të gripit dhe ftohjes si qëndrimi në lokale, udhëtimi me transport publik, kalimi i kohës në punë dhe shkollë, na bënë më të ekspozuar ndaj infeksioneve virusale.
Përveq barnave të cilët duhet ta ulin temperaturën dhe të lehtësojnë dhembjet, gripi shërohet edhe me pushim, me konsumim të pijeve të cilat kompenzojnë lëngjet e humbura me djersitje, dhe ndryshimet në menyn ushqimore duke marrur, vitaminat dhe proteinet tërë kohën duhet të jenë në tryezë si ushqim, supat e ngrohta, sallatat e perimeve dhe rriteni dozën e Vitaminës C, të rriturit 2000 mg në ditë ndërsa fëmijët e vegjël nga 150 mg në ditë deri 500 mg Vitamin C natyrale si dhe perdorimi i Cajrave Fitoterapeutik.
Si dhe te ftohja, komplikimet lidhur me gripin mund të lajmërohen nëse infeksioni bakterial shoqërohet me ato virusale.
Gjatë epidemisë rekomandohet t’I ikim tubimeve. Në anën tjetër nuk duhet të teprohet në nxemjen e shtëpisë apo të hapësirës së punës, që të shmanget ekspozimit të ndryshimeve të përnjëhershme të temperaturave gjatë daljes prej aty , lëkundjet në temperaturë I përshtaten zhvillimit të shpejtë të infeksionit virusal.