Blog

MBIPESHA – KILOGRAMËT E TEPËRT DHE PESHA IDEALE

Shtimi i ndit dhjamorë reflektohet në rritjen e peshës trupore dhe vëllimit (në raport me vlera normale) për shkak të shtresimit të yndyrnave, para se gjithash të triglicerideve në indin dhjamor.

Nga pikëpamja kuantitative, mbi peshë është ai person i cili e tejkalon peshën e vet ideale për 30%.

Rritja e peshës mund të shkaktohet nga disa faktore.
• Me peshë më të madhe muskulore (lloje të caktuara të aktiviteteve fizike qojnë deri te zhvillimi i masës muskulore, ndonjëherë shumë të theksuar);

• Përbërje më e madhe të ujit në trup (mbajtja e ujit në disa gjendje patologjike, edemet etj);
• Peshë më të madhe të skeletit (njerëzit me kocka më të mëdha janë më të rëndë).

Në bazë të shpërndarjes së tepricës së lipideve në trup dallohen tri lloje të trashësisë:
• Android (lipidet shtresohen në pjesën e sipërme të trupit);
• Genoid (lipidet shtresohen në pjesën e poshtme të trupit);
• I përzier (lipidet janë të shpërndara njësoj)

• Tipi android
Këta janë kryesisht persona hiperaktiv dhe ekstrovert me muskuj shumë të zhvilluar. Ata janë të predisponuar për diabet, hipertension, aterosklerozë dhe sëmundje kardiovaskulare.
• Tipi genoid
Lehtë lodhen dhe zakonisht janë jo aktiv, kanë muskuj të dobët të zhvilluar dhe dhjamë të butë. Janë të predisponuar për zgjerim të venave, artroza, insuficiencë respiratore, dekomponim të muskulit të zemrës.
• Tipi i përzier (lloji i përzier)
Ata janë në mes të tipit android dhe genoid .

Mbi pesha, si teprica e kilogramëve, paraqet dëshmin e dukshme që marrja e kalorive në organizëm është më e madhe se energjia e hargjuar. prandaj:
• Kur marrja e kalorive është më e madhe se hargjimi i energjisë, lajmërohet tepricë e kilogramëve dhe mbi pesha;

• Kur marrja e kalorive është baraz me hargjimin e energjisë, është peshë konstante
• Kur marrja e kalorive është më e vogël se hargjimi, vie te dobësimi.

Është vërtetuar që përafërsisht me qdo shtatë kalori më tepër yndyrna trupore rritet për rreth një gram.
Arsyet kryesore për shkak të cilave crregullohet ekuilibri në mes të marrjes së kalorive dhe hargjimit të energjisë (që dergon deri te teprica e kilogramëve dhe mbi pesha) janë:

• Ndryshimi i rregullimit të urisë;

• Ndryshimi i numrit të dimenzioneve të qelizave yndyrore;

• Ndryshimet në gjandrra me sekretim të brendshëm;

• Zvogëlimi i hargjimit të energjisë;

• Të ushqyerit jo i rregullt;

• Ushqimi jo i shëndetshëm.