PROGRAMI USHQIMOR TEK KONSTIPACIONI (KAPSLLËKU)
Disa njerëz mendojnë se lëvizjet jo të rregullta të zorrëve nuk janë shqetësuese, nuk përfshijnë rrezik dhe nuk gjejnë kohë ta adresojnë këtë çështje.
Disa të tjerë kanë provuar shërime të ndryshme në shtëpi por nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara.
Kapsllëku është kalimi jo normal i ushqimit nëpër zorrë.
Simptomat e zakonshme të kapsllëkut janë lëvizja jo e shpeshtë e zorrëve, tendosjet gjatë jashtëqitjes, apo edhe kalimi jo i plotë nëpër zorrë. Fryerja, gazërat dhe dhimbja mund ta shoqërojnë kapsllëkun.
Në mënyrë ideale lëvizjet e zorrëve duhet të kryhen 1 deri 3 herë në ditë dhe të jenë të formuara mire.
Shkaktarët e kapsllëkut
Tretja e ushqimit është themeli i shëndetit të mirë. Lëvizjet e rregullta dhe të lehta të zorrëve janë një shenjë e rëndësishme e shëndetit.
Nëse jeni duke kërkuar një ilaç natyral kundër kapsllekut apo ndonjë ilaç shtëpiak, më e rëndësishmja është që ta kuptoni pse është shfaqur kapsllëku.
Kapsllëpku mund të shkaktohet për arsye të ndryshme.
Është gjithmonë e rëndësishme të dihet shkaktari në mënyrë që plotësisht të adresohet dhe të zgjidhet problemi.
Disa gjëra që duhet marrë parasysh janë:
– Kequshqyerja.
– Mungesa e ushtrimeve.
– Ilaçet farmaceutike.
– Dehidratimi.
– Stresi.
– Sëmundjet e ndryshme (hipotiroidizmi, kanceri i zorrës së trashë, parkinsoni).
– Mbështetja në laksativë.
– Udhëtimet.
– Rezistimi i nevojës urgjente për jashtëqitje.
– Mungesat në të ushqyer.
– Mungesa e enzimeve tretëse.
– Zorra e lëngshme.
– Zorra hipertonike.
Trajtimi i kapsllëkut
Trajtimi më i mirë i kapsllëkut është edukimi për të ushqyerit dhe ushtrimet fizike.
Për kapsllëkun e shkaktuar nga ilaçet farmaceutike nevojitet trajtim më agresiv me protokol dietetik, kërkohet përkujdesje në bazë të gjendjes individuale në periudhë më të gjatë kohore.
Caktoni terminin tuaj në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net