Roli i aromaterapisë dhe masazhës për shëndetin!
Masazha është shkencë e bazuar në veprim fiziologjik, biokimik, termodinamik etj.
Ajo është aftësi që duhet të mësohet me përvojë përsonale.
Nën efektin e vajrave bimor përmirësohet qarkullimi venoz dhe limfatik, shpejtohet resorbimi, përmirësohet ushqyeshmëria e lëkurës dhe indit nënlëkuror, lëkura bëhet elastike dhe hidratohet.
Aplikohen shumë forma si: zbutja, fërkimi, të lëmuarit me shuplakë, vibrim (dridhje). Vaji me ekstrakte bimore për masazh është i domosdoshëm që ti iket fërkimit të tepërt në sipërfaqen e lëkurës. Vaji përmban kompleksin e acideve esenciale të acideve yndyrore të cilat kanë efekt të dobishëm në lëkurë dhe në indet tjera.
Në aromaterapi nuk përdoren vajrat shtazore apo minerale, shfrytëzohen vetëm vajrat bimorë të pa rafinuar. Kur të aplikohen në lëkurë me fërkim absorbohen, e mandej me lëngjet jashtë qelizore barten nëpër trup.
Masazha i ka dy veprime të theksuara: e para direkte me të cilën largohen shtresat e vdekura të lëkurës dhe rritet qarkullimi i gjakut, dhe i dyti indirekt, nëpërmjet nervave periferike dhe enëve të lëkurës me efekt terapeutik.
Me rruge mekanike stimulohet termoterapia dhe procesi difuz i transportit të komponentëve etirike të vajit nëpër lëkurë. Masazha me vajra i takon trendit aktual të kujdesit dhe shërimit.
Masazha aromaterapeutike vepron kryesisht në sistemin nervor autonom, i cili paraqet atë pjesë të sistemit nervor mbi të cilën nuk kemi kontrollë, siq është p.sh rrahjet e zemres. Kjo do të thotë që kjo masazh klientin e relakson automatikisht, do të thotë është aleat i fuqishëm kundër stresit.
Masazha e tërë trupit jep ndjenjën e integtitetit dhe mirëqenjes, e cila shpesh qon në gjumë të thellë. Masazha vepron e harmonizuar.
Përbërja e vajit për masazh: vaji eterik i kanelles i kombinuar me vanill, ekstraktet e kumakut, kamomiles, rozmarinës, fryti i verdhë i arrës, salvisë dhe komponentet tjera me aromë.
Të gjithë vajrat eterik nga bimët i gjeni tek LauraDiet se bashku me këshillat profesionale për vajrat eterik, përdorimin dhe ndikimin e Aromaterapisë për shëndetin.