Roli i ushqimeve që përmbajnë karotenoide për shëndetin!

Karotenoidet janë komponime shumë të përhapura në natyrë gjenden në fruta, perime të verdha, karrota, portokaj të kuq, perime të gjelbërta dhe tjera.
Karotenoidet më të rëndësishme janë: βeta- karoteni dhe Likopeni.

Beta-karoteni është provitamin i cili kur futet në organizëm shëndrohet në vitamin A. Kjo provitaminë i përket familjes të karotenoidit i cili ka potencial të lartë antioksidativ i cili e mbron organizmin nga ndikimet e radikaleve të lira dhe plakjes para kohës.

Efektet shendetesore te karotenoideve:

  • Është i nevojshëm për mbajtjen e shëndoshë të lëkurës dhe flokëve;
  • Mbron nga rrezet ultraviolete;
  • Ndihmon te rastet me tumor të lëkurës;
  • Për shiqim të mirë;
  • Për rritjen dhe zhvillimin e eshtrave;
  • Përmirëson imunitetin
  • Zvogëlon rrezikun e lajmërimit të kataraktës, sëmundjeve të ariterieve koronare, kancerit të mushkërive dhe të gjinjve dhe e ngrit imunitetin.
  • Parapërgatitje e lëkurës para djellosjes në mënyrë të evitimit të djegëjeve të shkaktuara gjatë djellosjes.
    Beta -Karoteni dhe Likopeni më tepër gjenden në rrepë, shalqin, grejpfrut të kuq dhe në pemë e perime tjera me ngjyra, dhe ka veprim të lartë antioksidues, zvogëlon rrezikun e lajmërimit të kancerit të mushkërive, lukthit, prosatatës, kancerit të gjinjve, zorrës së trash, vezoreve, endometriumit, pankreasit dhe rrezikun e lajmërimit të Sëmundjeve Kardiovaskulare.

Në rastet kur nuk mundemi ta konsumojmë Beta karotenin me anë të ushqimit atëherë rekomandohet të mirret në formë suplementi si preventivë mjaftë e mirë.