Dieta tek sëmundjet inflamatore të zorrëve
Çka është sëmundja inflamatore e zorrëve?
Sëmundja inflamatore e zorrëve u referohet dy sëmundjeve kronike të zorrëve: kolitit ulcerativ dhe sëmundjes Chrohn.
Sëmundja chrohn është më e rënda. Përfshin inflamacionin që e prekë çfarëdo zone të traktit digjestiv nga goja deri te anusi duke shkaktuar inflamacionin e plotë të mureve të zorrëve.
Koliti ulcerativ shkakton vetëm inflamcionin e zorrës së trashë dhe rektumit. Inflamacioni paraqitet vetëm në një shtresë të zorrëve.
Simptomat e Kolitit ulcerative dhe Sëmundjës Chrohn mund të përfshijnë:
- Dhimbje abdominale.
- Gjak ne prapanicë.
- Diare
- Përzierje.
- Humbje të apetitit
- Ethe
- Humbje të paqëllimshme të peshës.
- Kequshqyerje.
Si mund t’ju ndihmojmë ta menaxhoni sëmundjen inflamatore të zorrëve?
Sëmundja inflamatore e zorrëve më së miri menaxhohet nga një sërë trajtimesh, më e mira nga të cilat është modifikimi i personalizuar dietal. Disa ushqime mund ta irritojnë zorrën dhe ti keqësojnë simptomat dhe për këtë arsye ato duhet të shmangen kurdo që të jetë e mundur. Ne ju edukojmë lidhur me dietën më të mirë për ta menaxhuar sëmundjën sa më mirë edhe kur simptomat nuk janë shfaqur akoma edhe kur ato janë në kulmin e tyre. Gjithashtu vlerësojmë ushqyerjen tuaj të përgjithshme për të parandaluar deficiencat ushqimore qe mund të shfaqen për shkak të ushqimit të gabuar dhe problemeve me absorbimin e ushqimit.
Ju mirëpresim!