Sëmundjet Autoimune
Sëmundjet autoimune janë sëmundje të sistemit imunitar
Çka është një sëmundje autoimune?
Varësisht nga sëmundja specifike dallojnë edhe simptomat. Simptomat e rëndomta të sëmundjeve autoimune përfshijnë ethe të shkallës së ulët, dhimbje në nyje dhe lodhje.
Patofiziologjia e imunitetit do të thotë se organizmi juaj fillon ti sulmoj indet e veta. Në një system imunitar të shëndetshëm antitrupat tuaja i sulmojnë antigjenët.
Problem kryesor me sëmundjet autoimune qëndron aty se sistemi juaj imunitar fillon ti sulmojë indet e veta të shëndosha për të cilat mendon se janë antigjene të dëmshme.
Varësisht nga lloji i autoimunitetit specific antitrupat mund ti sulmojnë indet tuaja lidhëse si lëkurën apo kërcin e nyjeve (artriti reumatik) apo sistemin nervor (Sindroma Guillain-Barré-it e cila është formë akute e polineuropatisë që krijon përkeqësim të vrullshëm të dobësimit muskulor, që ndonjëherë çon deri në paralizë) dhe ndonjëherë gjëndrrat tuaja (sëmundje autoimune e tiroides si Tiroiditi kronik Hashimoto) si dhe organet tjera.
Këtë mund ta imagjononi edhe si në lojën Pac-Man në qoftë se e shikoni ku antigjenët janë fantazmat.
Në një sistem imunitar të shëndetshëm Pac-Man sillet nëpër organizmin tuaj dhe vret patogjenët duke pastruar mbeturinat qelizore. Në sëmundjet autoimune Pac-Man trazohet dhe fillon të shkaktojë dëme në organizëm. Shpresoj se kjo analogji e thjeshtë do t’ju ndihmoj ta kuptoni më mirë se çka është një sëmundja autoimune.
Lista e sëmundjeve autoimune
Ka lloje të ndryshmë të sëmundjeve autoimune. Secila i ka simptomat dhe patologjitë e veta. Disa sëmundje nuk janë plotësisht autoimune por kanë komponenta autoimune. Lista e mëposhtme e sëmundjeve autoimune nuk është e plotë por mbulon shumicën e sëmundjeve autoimune.
- Sëmundja Addison
- Alzheimer
- Spondiliti ankilozues
- Polinuropati inflamatore kronike
- Bullous pemphigoid
- Sëmundja celiake
- Lodhje kronike (e dyshuar)
- Diabetes mellitus
- Fibromialgjia (e dyshuar)
- Sëmundja graves
- Sindroma Guillain-Barre
- Tiroiditi Hashimoto (sëmundje autoimune tiroide)
- Sëmundjet inflamatore të zorrëve
- Skleroza e shumëfishtë
- Myasthenia gravis
- Anemia e demshme
- Polimialgjia
- Psoriasa
- Artriti rheumatoid
- Lupus eritematoz sistemik
- Granulomatoza Wegener
- Vitiligo
Shkaktarët e sëmundjeve autoimune
Tani që kemi njohuri bazë se çka janë sëmundjet auto imune duhet ti shkohim edhe shkaktarët e tyre.
Shkaktarët themelor të sëmundjeve auto imune janë multifaktorial.
Këtu rol luan edhe gjenetika. Megjithatë vetëm pse dikush ka nje gjen që e bën të dyshoj në sëmundje autoimune nuk do të thotë se domosdoshmërisht edhe do të ballafaqohet me sëmundje autoimune. Shkenca mbi Epigjenetikën dëshmon se në përgjithësi ne nuk varemi nga gjenet tona por mënyra se si e jetojmë jetën tonë ka ndikim thelbësor në shëndetin tonë të përgjithshëm.
Mjekët pajtohen se përveq prirjes gjenetike ndaj sëmundjeve autoimune shpesh duhet të ekzistojë edhe një shkrehës që e ndez gjenin. Ky mund të jetë një infekcion, ushqimet e caktuara (si gluteni) ekspozimi ndaj kemikateve, ilaqet farmaceutike apo stresi ekstrem dhe traumat fizike.
Zorra rrjedhëse
Një tjetër hipotezë në rritje e shkaktarëve të autoimunitetit është përshkueshmëria e zorrëve ose zorra rrjedhëse. Sipas kësaj hipoteze për shkaqe të ndryshme shëndeti i zorrëve degradon. Muret e zorrëve dëmtohen dhe si rezultat i kësaj copëza shumë të vogla të ushqimit rrjedhin nga zorrët dhe futen në qarkullimin e gjakut. Trupi i sheh këto si entitete të huaja dhe i detekton si antigjen (mbani mend ato fantazamat në Pac-Man).
Përderisa shkaktarët e zorrës rrjedhëse mund të jenë të ndryshëm, e dimë me saktësi se ilaqet josteroide anti-inflamatore, disa ilaçe farmaceutike, konsumimi i alkoolit, intoleranca ndaj ushqimit dhe shëndeti i dobët digjestiv luajnë një rol të rëndësishëm në dëmtimin e zorrëve.
Si i trajton mjekësia perendimore sëmundjet autoimune?
Mjekësia perendimore i trajton sëmundjet autoimune duke tentuar ti jap shtytje sistemit imunitar. Shpeshëherë për sëmundje autoimune jepen ilaqe kimike me natyre steroide. Ilaçet josteroide anti-inflamatore mund të ipen për të parandaluar pezmatimet dhe inflamacionet. Në raste ekstreme kemoterapia mund të përdoret për ti dhënë shtytje sistemit imunitar.
Mjekimet natyrale të sëmundjeve autoimune
Shpeshëherë më pyesin lidhur me mjekimet natyrale të sëmundjeve autoimune por, sinqerisht vet kjo fjalë më bën të mos ndihem shumë komod.
Në mjekësinë perendimore mbizotëron ideja që së pari duhet të ekzistoj një sëmundje e diagnostifikueshme dhe pastaj mjekimi i saj gjendet brenda një pilule farmaceutike. Megjithatë rrallë ndodh qe këto pilula ta shërojnë sëmundjen. Shumicën e herave ato thjesht i ndalojnë simptomat ashtu që personi të mendoj se është shëruar.
Për shkak se këto pilula nuk merren më shkaktarët themelor të sëmundjes dëmtimi dhe rrenimi i organizmit vazhdon.
Është njësoj sikur ta injorojmë dritën e ndezur të vajit në makinë. Mund të vazhdojmë ta ngasim makinën shkurtimisht përpara se një dëm i madh të shkaktohet.
Mirëpo duke përdorur mjekimet tradicionale të sëmundjeve autoimune ne duam që së pari të kuptojmë se PSE ju e keni këtë problem dhe pastaj të merremi me atë PSE. Në vend të kësaj ne duhet të shohim një varg të faktorëve specifik të individit i cili përballet me sëmundjen.
Kështu që në vend se të pyesim se “cilat janë mjekimet natyrale të auto imunitetit?” ne preferojmë të punojmë me individin i cili e ka sëmundjen për të kuptuar problemet e tij specifike.
Shërimi i zorrës rrjedhëse
Përderisa hipoteza e përshkueshmërisë së zorrëve ose zorra rrjedhëse nuk është plotësisht e pranuar, mundem vetëm të them se kam punuar me shumë njerëz për të shëruar zorrët e tyre me anë të ushqimit dhe pastaj kam vërejtur përmirësim të dukshëm të shëndetit të tyre të përgjithshëm.
Hapi i parë është eliminimi i ushqimeve të dëmshme nga dieta. Shembull Gluteni, kazeina, misri, aditivët artificial dhe soja shpesh janë fajtorë.
Gjithashtu përpos ushqimit edhe bimët luajnë rol shumë të rëndësishëm në shërimin e mureve të zorrëve dhe promovimin e shëndetit digjestiv. Varësisht nga individi unë ju rekomandoj formulat shkencore të bimëve si çaj të përbërë nga bimët demuluese, astringjent dhe karminativ.
Mjekimi i inflamacioneve
Sëmundjet autoimune kanë shumë komponenta inflamatore. Dieta e përsonalizuar, bimët adekuate dhe mënyra e jetesës mund ta përmirësojnë dukshëm inflamacionin sistemik.
Shendëti i mëlçisë
Shumica e njerëzve me të cilët kam punuar dhe që janë të prekur nga sëmundje autoimune, kanë treguar gjithashtu edhe shenja të kongjestionit të mëlçisë. Përdorimi i ushqimit të mirëfillt, bimëve, hepatikëve, mund të ndihmoj në optimizimin e funksionimit të mëlçisë dhe të sjell edhe përfitime tjera shëndetësore.
Defiçenca nutricionale
Keqfunksionimi i gjatë digjestiv shpeshëherë do të thotë edhe defiçiencë nutricionale. Gjatë shërimit të zorrëve duhet të përmirësohet edhe defiçienca nutricionale përmes dietës dhe suplementeve adekuate.
Vitamina D3
Vitamina D3 luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar dhe mungesa e vitamiëns D3 është e dëshmuar se luan rol edhe tek sëmundjet autoimune. Une rekomndaj që njerëzit të bejnë testimin e niveleve të tyre të vitaminës D3 dhe pastaj përmes ekspozimit në diell apo marrjes së suplementeve të arrijne nivelet optimale të vitaminës D3. Preferoj që niveli i viatminës D3 të jetë së paku mbi 50 por është shumë më mirë që të jetë afër 80.
Sëmundjet autoimune mund të jenë sëmundje shume serioze kronike. Përderisa është e rëndesishme të punoni me mjekun tuaj për ta minimizuar përparimin e sëmundjes, eksistojnë gjithashtu edhe shumë mënyra tjera si: dieta e përsonalizuar, bimët apo alternativat tjera te cilat ju ndihmojnë, meqërast merremi direkt me shkaqet e sëmundjes. Duke qenë të diagnostifikuar me një sëmundje autoimune mund të jetë edhe shenjë se jeni duke e jetuar jetën në mënyrë të gabuar. Në vend se ti injoroni simptomat ju duhet ti shihni shenjat paralajmëruese dhe të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës.