Dieta tek sëmundjet e zemrës
Çka janë sëmundjet e zemrës?
Sëmundjet e zemrës ose kardiovaskulare përfshijnë çdo sëmundjë që prek sistemin kardiovaskular, përfshirë:
- Sëmundjet koronare të zemrës.
- Infarktin
- Dështimin e zemrës dhe kardiomyopatin
- Sëmundjet vaskulare periferike.
- Sëmundjet e lindura të zemrës.
Shkaktari kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare është arteroskleroza. Këto janë masa dhjamore të grumbulluara dhe substanca tjera që shkaktojnë formimin e pllakëzave brenda arterieve. Shtypja e lartë e gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë gjithashtu problem brengosës që duhet të adresohen. Për më shumë për ta optimizuar shëndetin e zemrës është e rëndësishme që të kemi si qëllim edhe mbajtjen e peshës së duhur trupore. Kjo na siguron se nivelet yndyrore toksike të organeve të brendshme janë brenda suazave të shëndetshme.
Si mund t’ju ndihmojmë t’i menaxhoni sëmundjet e zemrës?
Mund ta bëjmë këtë duke kryer një vlerësim të përgjithshëm për ti identifikuar faktorët që mund të kontribojnë në shkaktimin e sëmunjdve të zemrës. Nga kjo do ta zhvillojmë një plan ushqimorë të përsonalizuar që përfshinë më shumë ushqime të shëndetshmë për zemrën në dietën tuaj dhe t’i eliminojmë ato që shkaktojnë probleme.
Nëse keni nevojë të humbni peshë mund të dizajnojmë programe të personalizuara për ju dhe familjen tuaj për t’i arriur qëllimet tuaja për peshë optimale. Qëllimi ynë nuk është vetëm t’ju ndihmojmë të humbni peshë por ti zvogelojmë edhe toskinat e mbrendshme yndyrore duke mbajtur masë te duhur muskulore. Gjatë secilës konsultë, mund të bëjmë vlerësim të përgjithshëm të masës trupore për ti matur nivelet tuaja të dhjamit në organizëm, masën muskulore, masën e eshtrave dhe moshën metabolike.
Gjithashtu do të japim këshilla edhe për rritje të aktivitetit fizik për ta optimizuar shëndetin kardiovaskular.
Ju mirëpresim!