SHËNDETI I SYVE GJATË EKSPOZIMIT NË DIELL
Shëndeti i syve është i çmuar, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës kur ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet është mjaftë i lartë.
Dielli është energjia e jetës, përmirëson disponimin dhe na bën më të lumtur duke na dhënë buzëqeshje në fytyrat tona.
Është e njohur se të jetuarit më afër detit mbart një rrezik dukshëm më të ulët të zhvillimit të rakitit, depresionit dhe osteoporozës, sepse ekspozimi në diell dhe aktivizimi i vitaminës D në lëkurë parandalojnë dhe reduktojnë simptomat e këtyre sëmundjeve.
Gjithashtu ekspozimi në diell duke aktivizuar vitaminën D forcon sistemin imunitar, përmirëson shëndetin mendor, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve mendore, ruan ekuilibrin e kalciumit dhe fosfatit, i cili është parakusht për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
Hulumtimet kanë konfirmuar se dielli dhe vitamina D reduktojnë tendencën për të zhvilluar sëmundje alergjike, veçanërisht astma alergjike bronkiale.
Ndryshimet e lëkurës, të tilla si psoriaza , zvogëlohet nën ndikimin e rrezeve të diellit.
Me të gjitha këto përfitime të rrezeve të diellit, ekspozimi i gjatë dhe i pakontrolluar kur dielli është më i fortë, nga ora 11 deri në 16:00, duhet të shmanget, këtu ipet përparësi, përdorimit të produkteve mbrojtëse me faktor 40 – 50, gjithashtu shëndeti i syve të jetë prioritet, për të ruajtur shëndetin e tyre për një kohë të gjatë duhet të mbahen syze dhe kapela mbrojtëse, të konsumohen ushqime të pasura me vitamina dhe antioksidantë për mbrojtjen e syve si : karotenoidet, ushqimet me Omega-3, vitamin C dhe E.
Na vizitoni tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për të marrë këshilla dhe udhëzime të përsonalizuara profesionale.
Caktoni terminin në:
📲 +383 44 505 111
📩 info@lauradiet.net