SHKAQET E MBIPESHËS DHE OBEZITETIT
Shkaqet themelore të obezitetit përfshijnë një mori faktorësh të ndryshëm gjenetikë, mjedisorë, psikologjikë, ushqimi i varfër dhe pasiviteti fizik.
Duke bartur masë të tepërt dhjamore do t’ju ekspozojë para një rreziku të shtuar të sëmundjeve kronike përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, sëmundjeve autoimune, llojeve të ndryshme të kancerit dhe shumë sëmundjeve të tjera.
Duke humbur peshë në mënyrë aktive, posaqërisht masën e tepërt dhjamore, ju do ta zvogëloni në mënyre drastike rrezikun nga zhvillimi i këtyre sëmundjeve dhe do ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm, përfshirë optimizimin e shtypjes së gjakut, nivelet e kolesterolit dhe nevojën e përdorimit të ilaqeve.
Le të mendojmë për rëndësinë e shëndetit të mirë dhe të shfrytëzojmë rastin të përkushtohemi dhe të bëjmë një hap drejt arritjes së qëllimeve për veten.