Nëse nivelin e sheqerit tuaj në gjak është më i lartë se vlera normale 7mm/l, nderkoh qe vlerat normale jane nga 3.5 deri 6.4 dhe pas disa matjeve me shenja përcjellëse të tjera, dhe mjeku ju ka informuar për këtë sëmundje, atëhere mund të themi se vuani nga diabeti. Diabeti është sëmundje që atakon të gjitha moshat, duke i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë.
ÇKA DUHET TË BËJMË?
Nëse ju tani keni diabetin, ju duhet ta bëni jetën e plotë sikurse te tjerët.
Ju duhet të mësoni të ruani drejt shëndetin faktorët e rrezikut, nëse ju përmbaheni këtyre rregullave:
• Kujdes gjatë marrjes se ushqimit, sasisë dhe vlerës kalorike te tij
• Merruni me aktivitete fizike
• Kontrollojeni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak
• Përmbajuni rregullave të përdorimit të barërave ashtu siq ju ka mësuar mjeku juaj.
Vizitojeni me rregull mjekun tuaj per kontrollim sistematik dhe per ndonjë problem tjetër nëse keni dhe mbani kontakte të shpeshta me të.
SI TË USHQEHEMI DREJT ME QËLLIM QË TË JEMI TË SHËNDETSHËM?
• Përdorni ushqim të llojllojshëm, jo të njejtë për çdo ditë
• Largohuni nga ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit – ëmbelsirave
• Reduktoni sasinë e yndyrërave dhe të krypërave në ushqimet e tuaja
• Mos konsumoni Alkool
• Kujdesuni për peshën e trupit tuaj
Konsultoni më shpesh profesionistët shëndetësorë për sëmundjen tuaj.
SI TË MERRENI ME AKTIVITETE FIZIKE?
Aktivitet fizike (ushtrimet) për ju dhe shëndetin tuaj janë shumë të rëndesishme.
Filloni ngadalë duke e ndarë edhe kohën për këto ushtrime, p.sh 3 herë në javë filloni me ecje nga gjysmë ore dhe mandej gradualisht vazhdoni duke I rritur ato, derisa të mos ndieni ndonjë komplikim që juve do t`ju pengojë. Kontrollojeni sheqerin para dhe pas fillimit të ushtrimeve.
CILAT JANË GJËRAT MË TË RËNDËSISHME QË JU DUHET T`I DINI?
• Kontrollime me rregull nivelin e sheqerit ne gjak
• Mos ndërroni barërat dhe mos I ndërpreni pa konsultimin e mjekut ose infermiereës
• Barërat merrni në kohë, doze, sasi dhe mënyrë të duhur.
MBANI MEND!
Nëse ndieni etje dhe uri të madhe, kruarje, skuqje të trupit, urinim të shpeshtë, lodhje dhe përgjumosje, nëse këto ju paraqiten, atëher fjala nështë për rritjen e sheqerit ne gjak dhe menjëherë kontaktoni mjekun tuaj.
Nëse keni dridhje të trupit, djersitje, ndjeni se zemra po ju rrah shpejt, jeni nervoz, konfuz, të lodhur, të zemëruar, atëherë kontaktoni mjekun, sepse këto janë disa prejt simptomeve të uljes së sheqerit në gjak.
Ushtrimet pacientë të nderuar, ju ndihmojnë ne:
• Zvogëlimin e sëmundjeve kardiovaskulare
• Uljen e Kolesterolit të “ keq” (yndyrës në gjak)
• Përmirëson qarkullimin tuaj të gjakut
• Redukton stresin
• Redukton depresionin
• Ndihmon në mbajtjen e peshës trupore normale
• Do të jeni më të shëndetshëm, etj.
KUR DUHET T`I NDËRPRENI USHTRIMET?
• Nëse nuk ndiheni mire
• Në raste te jashtëzakonshme kur është tepër ftohtë dhe tepër nxehtë
• Nëse keni konsumuar Alkool.