Kërcënimet, qetësimi me anë të dhënjës së dhuratave, lotët… a ju duken të njohura këto situata tek fëmija juaj?
Situata më sfiduese është kur femiu vendos ta hedh ushqimin gjithandej kuzhinës derisa të ketë njolla ushqimi në secilin cep përfshirë tavanin..
Disa sugjerime të thjeshta për ta bërë kohën e ngrënjes më argetuese për ju dhe fëmiun tuaj. Le të përqëndrohemi në formimin e shprehive të mira për një jetesë të shëndetshme.
Këshilla 1: Bëhuni shembull i mirë
Fëmijët shohin gjithmonë se çfar po bëni ju (e di që tingëllon e frikshme), por kjo është edhe një armë e fuqishme në duart tuaja.
Fëmijët do të bëhen kurioz të provojnë diçka të re nëse ju shohin juve duke e shijuar të njejtën. Ngrënja e ushqimeve të njejta me të rriturit mund t’i bëjë fëmijët të ndjehen si të rritur dhe kjo mund ti trimërojë ata që ti hanë ose pinë ato ushqime.
Këshilla 2: Luani
Është e rëndësishme ta dini se një fëmijë i zakonshëm ka nevojë ta shoh të njejtin ushqim deri në 16 herë para se të ketë dëshirë ta provoj, kështu që mos u dorëzoni. Lejoni fëmijën tuaj të luaj më ushqimin.
Nganjëherë kjo mund të shkaktojë rrëmujë, por në staza afatgjata ja vlen që të bëhet. Thjesht mendojeni nëse une do t’ju ofroja një pure të gjelbërt a do ta hanit?
Çka nëse do të ishtë helmuese. Si do ta dinit nëse është diçka që hahet. Së pari do të donit ta hetoni atë ushqim, ta nuhasni, ta prekni, ta lëpini.
Këshilla 3: Përfshijeni fëmijën tuaj në proces
Merreni fëmiun me vete në market ushqimi dhe pyeteni se cilat fruta dhe perime do ti përdorni gjatë ditës. Lejoni fëmijen tuaj t’ju ndihmoj në kuzhinë (kur është e sigurtë) që ata ta ndjejnë edhe përvojën e pregatitjes së ushqimit. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për tu lidhur me fëmijën tuaj, për ti ngritur shkathtësitë e tyre dhe për ti edukuar ata lidhur me mënyrën e shëndetshme të të jetuarit.
Shpresoj që këto këshilla do t’ju hyjnë në punë dhe gjithashtu ndjehuni të lirë ti ndani me ne përvojat tuaja.
Dhe mos harroni, nëse dështoni në gjithcka tjetër provoni koh pas kohe duke u shtirur se jeni lepurusha i bën karrotat të duken më të shijshme, si dhe bëni figura përsonazhesh me ushqim që I don femiu juaj si shembull fytyrën e pinguinit, lepurit, arushës etj.