Blog

Rreziku i sëmundjeve si pasoj e ushqimeve jo të shëndetëshme

A konsumoni gjatë vakteve tuaja ditore ju dhe fëmija juaj ushqim të paketuar, të përpunuar, të shpejtë, lëngje frutash dhe lëngje tjera industriale?
Nëse Po, kujdes, rreziku i sëmundjeve si pasoj i këtyre ushqimeve është i lartë.

89% të prekur nga ngjyrat artificiale në ushqim
71% të prekur nga aromat artificiale në ushqim
77% të prekur nga konservuesit
59% të prekur nga kimikati MSG i pranishëm në ushqimet e paketuara si drithra, cereale, kollaqe, keksa, shkopinjë, patate (chips)etj.

DAMP (Deficit in Attention, Motor Control and Perspetion), Mungesë e vëmendjes, kontrollës motorike dhe përceptimit, disleksija: qrregullim në mësim, sidomos në lexim, nervozizëm i shprehur, dukje e zbeht etj.

Nëqoftëse i keni vrejtë këto simptome tek fëmija juaj është koha të ndërmerrni një ndryshim në të ushqyerit.
Ndryshimi në zakone te ushqimit mund të jetë shpëtim për të gjithë e sidomos për fëmijët.
Të dhënat e hulumtimeve shkencore raportojnë rreth ushqimeve të testuara që vinin nga kultivime, paketime, ushqim i përpunuar, ushqimi jo natyral dhe rreziku që përfshihet nga përbërësit e këtyre ushqimeve.
Produktet tjera industriale që përmbajnë kimikate glutamate sode, antioksiduesit E- 320 dhe E-321dhe kode tjera, ngjyrues sintetik dhe mbeturina pesticidesh jane shkaktar direkt te shume semundjeve.

Anti nutrijentët janë komponime të cilët pengojnë absorbimin e materijeve ushqyese në trup. Konsiderohet që drithërat përbëjnë të gjitha kemikaljet në mënyrë që të mbrohen, mos t’i shfarosin grabitqarët.
Luspa (mbështejllësi) e jashtme e kokrrës së drithit (p.sh e grurit, thekrës, elbit ose tërshërës) si dhe kokrrat e mahunave (bishtajat) përbëjnë acidin plytik i cili në sistemin tonë për tretje lidhet me minerale, dhe organizmi nuk mund t’I shfrytëzojë. Në këtë mënyrë acidi fitrik pengon absorbimin, do të thotë shfrytëzimin e kalciumit, magneziumit, hekurit, bakrit dhe zinkut në trupin tonë. Këto janë minerale shumë të rëndësishme që marrin pjesë në funksionet vitale të organizmit dhe mungesa e tyre qojnë te shumë sëmundje, p.sh zvogëlimin e masës kockore. Mineralet, veqmas kalciumi, janë të nevojshëm për zbërthimin e ushqimit i cili jo vetëm që nuk sjell minerale në trupin tonë, por na redukton edhe ato që i kemi, kockat bëhen poroze, e dhëmbët janë subjekt i prishjeve.
Prej miellit të bardhë dhe sheqerit janë larguar të gjitha mineralet, farat dhe kokrrat e papërpunuara, si dhe i tërë drithi, ia grabisin kockave dhe dhëmbëve tonë mineralet dhe kështu kontribojnë krijimin e mëvonshëm të osteporozës, kariesit dhe problemeve tjera shëndetësore. Mungesa e hekurit shkakton anemi, prirje për infeksion, mortalitet prental dhe zvogëlon zhvillimin mental te fëmijët. Mungesa e zinkut mund të ndikojë në ngecjen e rritjes, zvogëlimin e aktivitetit të vezoreve dhe testiseve dhe fillim të vonshëm të pubertetit.

Lektinët në drithëra janë antinutrijentë kryesorë. Përbëhen nga grupi i gjërë i albuminave të cilat shftytëzojnë qdo rast për tu lidhur në molekula që përbëjnë hidrate të karbonit.
Drithërat e ndryshme përbëjnë disa lloje të lektinëve. Gati qdo qelizë e trupit dhe qdo element jashtë qelizorë mund të lidhet në lektinet që mund të qojë në reaksione të dëmshme.
Lektinët janë termikisht stabil dhe rezistent në zbërthimin në sistemin për tretje, lidhen me qeliza të mukozës së zorrëve që shkakton dëmtim dhe ndryshime në qeliza. Kjo pengon tretjen dhe absorbimin e materijeve ushqyese dhe qonë deri te ndryshimet e florës bakteriale, gjendjes imunitare dhe lëshueshmërisë së zorrëve.
Depërtueshmëria e rritur e zorrëve e lehtëson kalimin lektinës, si dhe proteinave të papërpunuara dhe pjesërisht të përpunuara në qarkullim të gjakut dhe limfë. Me konsumimin e drithërave, koncentrimi i këtyre ndërhyrësve bëhet shumë i lartë që negativisht ndikon në shëndet. Lektinët e drithërave, p.sh shkaktojnë rritjen e tiroidesë, zvogëlimin e timusit (gjandër e krahërorit) zvogëlim të tajimit të insulinës dhe inhibimin e ndarjes së qelizës.

Buka e përgatitur nga brumi i thartë që është tharbësuar disa ditë. Me këtë procedurë janë neutralizuar antinutrijentët nga drithërat duke i bërë më të lehtë të tretshëm për njeriun ne sistemin tretes.