Blog

Sistemi imunitar

Sistemi juaj imunitar ju mban të shëndetshëm dhe të fortë. Mund të parandalojë infeksionet virale dhe bakteriale si ftohjen ose gripin si dhe të luaj rol të rëndësishëm në shëndetin afatgjatë duke parandaluar sëmundjet kronike, sëmundjet autoimune dhe kancerin.

Tek këta njerëz shfaqen shpesh ftohjet dhe gripi, infekcione kronike që nuk shërohen, alergjitë sezonale, djegie të shpeshta, shpërthime të shpeshta të virusit herpes simplex, alergji të ndryshme, intoleranca të shpeshta ndaj ushqimit, si dhe kanceri. Është shqetesuese se sa shpesh njerëzit mendojnë se alergjitë sezonale ose viruset e sistemit të sipërm respirator janë normale.

Këto mund të jenë simptomat fillestare të një sistemi imunitar të dëmtuar dhe ato duhet të trajtohen menjëherë me përforcues të sistemit imunitar.

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

Lajmi i mirë është se ka shumë gjëra që mund të bëni për ta forcuar sistemin tuaj imunitar në mënyra natyrale.

Lajmi i keq është se duhet të bëni shumë gjëra për ta forcuar sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet që e forcojnë sistemin imunitar

Shumica e sistemit tonë imunitar gjindet në zorrët tona. Problemet kronike digjestive si kapsllëku, diarea, mos tretja ushqimit dhe dispesia dërgojnë në sëmundje të sistemit imunitar.

Ngrënja e një diete të përsonalizur e cila përfshinë ushqim të mirë çon në shëndet të mirë dhe është një nga përforcuesit më të mirë të sistemit imunitar. Shtrohet pyetja, çka konsiderohet ushqim i mirë?

Ajo që konsiderohet ushqim i shëndetshëm për një person mund të jetë helm për një person tjetër.

Në vend se të tregojmë dogma lidhur me dietën së cilat janë ushqimet e duhura për të ngrënë, nevoitet edukimi se si ti njohin ushqimet që u bëjnë mirë atyre dhe cilat nuk ju bëjnë mirë atyre në bazë të gjendjes që kan.

Një nga format se si kjo shfaqet është i ashtuquajturi sindromi i rrjedhjes së zorrëve. Muret e zorrëve jo vetëm se i absorbojnë nutrientët nga ushqimi por gjithashtu veprojnë si barrierë për ti mbajtur grimcat e ushqimit jashtë rrjedhës së gjakut. Nëse muret e zorrëve dëmtohen (përmes intolerancës ndaj ushqimit, alkoholit të tepërt, aditivëve artificial, antibiotikëve etj.) atëherë grimcat e ushqimit mund të futën në rrjedhën e gjakut. Kjo mund ta çkyq përgjigjen imunitare të organizmit dhe mund te shkaktoj disa sëmundje autoimune.

Vitaminat e duhura për sistemin imunitar:

Vitamina D

Tanimë e dijmë se shumica e njerëzve në kohën moderne kanë mungesë të vitaminës D3. Gjithashtu e dijmë se vitamina D3 luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në shumicën e funksioneve tona sistematike dhe me siguri edhe në sistemin imunitar.

Vitamina D3 prodhohet kur lëkura jonë kur bie në kontakt direkt me rrezet e diellit. Për njerëzit që jetojnë dhe punojnë pjesën më të madhe në ambient të mbyllur kjo është e mundur vetëm duke filluar nga pranvera e vonshme deri te fillimi i vjeshtës. Përveq nëse nuk hamë sasi të jashtëzakonshme nga ushqimet e ndryshme si mëlçia dhe disa ushqime tjera gjatë dietës tonë, marrja e suplementeve ushqimore është e domosdoshme kur vlera e vitaminës D është ndër normale. Duhet të dilni në diell 20 – 30 minuta në mesditë dhe të ekspozoni sa më shumë lëkurën që të jetë e mundur. Nëse keni lëkurë të butë dhe të zbehur ndoshta duhet ta rrisni sasinë e suplementeve te Vitamines D.

Vitamina C

Vitamina C është një përforcues i rëndësishëm i sistemit imunitar. Mund të merrët lehtësisht përmes një diete të pasur me fruta dhe perime. Specat e kuq të freskët, lakra e brukselit dhe sallatat me gjethe të gjelbërta përmbajnë sasi të larta të vitaminës C.

Ushtrimet fizike si përforcues të sistemit imunitar

Të gjithë e dijmë se ushtrimet fizike janë pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë prandaj nuk ështe befasi se ato gjithashtu luajnë rol edhe në sistemin tonë imunitar. Në fakt studimet tregojnë se ushtrimet e rregullta dhe të moderuara fizike parandalojnë infekcionet e traktit të sipërm respirator dhe kancerin.

Një nga shpjegimet për këtë është se ushtrimet e rrisin qarkullimin e gjakut i cili e ndihmon sistemin limfatik për të larguar mbetjet qelizore dhe mbeturinat tjera metabolike nga organizmi. Ky qarkullim i rritur do të thotë se një qelizë e sistemit imunitar i sulmon më shpejtë patogjenët invadues dhe i largon nga organizmi.

Sheqeri dhe sistemi imunitar

Sheqeri ështe pluhuri si përbërës i preferuar në kuzhinat tona. Marrja e dozës ditore të këtij pluhuri tonë të preferuar është pjesa kryesore.

Konsumimi i tepërt i sheqerit krijon një numër të madhë të problemeve, përfshirë keq absorbimin e materjeve ushqyese, rezistencën ndaj insulinës, inflamacionin sistemik dhe sëmundjet kardiake.

Nivelet e larta të sheqerit gjithashtu ofrojnë bazë inicuese për shprehjen e kancerit.

Gjumi dhe sistemi imunitar

Nëse vazhdimisht nuk flini mjaftueshëm, këshilla imë do ishte ta menagjoni jetën tuaj dhe të gjeni zgjidhje se si ta ndryshoni këtë. Gjumi është një ndër faktorët kryesorë për procesin tonë të regjenerimit dhe është një nga përforcuesit natyral më të rëndësishëm të sistemit imunitar. Mungesa afatgjatë e gjumit të mjaftueshëm mund të çojë në sëmundje serioze dhe deri në pafuqi të përgjithshme.

Gjumi jo i mirë mund të paraqitet në mënyra të ndryshme. Nëse flini shumë gjatë natës por zgjoheni duke u ndjerë të lodhur atëherë kërkoni ndihmë për ta zgjidhur këtë problem. Nëse keni probleme me rënjen në gjume dhe zgjoheni gjatë natës dhe nuk mund të flini përsëri prap duhet të kërkoni ndihmë. Sipas mendimit tim nuk ka asnjë arsyetim për mungesën kronike të gjumit pasiqë kjo është një nga nevojat bazike të organizmit për te funksionuar shëndetshëm.

Sistemi imunitar dhe stresi

Vazhdimisht bombardohemi nga e keqja e quajtur stres. Nganjëherë e pyes veten nëse stresi është vetëm një parandalim tjetër bashkë me ushtrimet dhe gjumin e mirë.

Por e vërteta qëndron se stresi është një faktor i rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve. Natyrisht se të gjithë jemi të stresuar në një pjesë të jetës tonë. Por stresi i vazhdueshëm është i dëmshëm. Një nivel konstant i stresit, pa kohë për rikuperim, ngadalë e degradon gjithë mirëqenien tonë. Stresi ekstrem, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore mund të ndikojë negativisht shëndetin dhe sistemin imunitar.

Bimët adaptogjene mund ta mbështesin gjithashtu rezistencen e organizmit ndaj stresit. Megjithatë ndryshimi i mënyrës së jetesës shpeshëherë është më i rëndësishëm.

Ju tashmë e dini që përforcuesit e sistemit imunitar janë: gjumi i mirë, qëndrimi pozitiv, ditë të relaksuara në shtëpi dhe punë dhe një dietë e shëndetshme e përsonalizuar.

Bimët për sistemin imunitar

Përpos ushqimit të duhur edhe bimët mund të kenë efekt të thellë në forcimin e sistemit imunitar. Disa bimë mund ta bëjnë këtë për periudha afatshkurta për tju ndihmuar të shmangni sëmundjet ose infekcionet akute. Këto bimë i quajmë imuno-stimulator dhe ato funksionojnë ashtu që përkohësisht e rrisin fagocitozën, (një nga funksionet e rëndësishme të sistemit imunitar). Shembull Echinacea purpurea etj.

Disa bimë shembull familja Sambucus janë posaqërisht të pasura me flavonoide të cilat e parandalojnë shumimin e patogjenëve. Kjo mund të ndihmojë në shërimin më të shpejtë të ftohjes apo gripit.

Bimët imunomoduluese janë bimë shumë ushqyese që kur merren për një periudhë të caktuar kohore e rikthejnë shëndetin e sistemit imunitar të dobësuar. Astragalus, Codonopsis pilosula dhe këpurdhat reishi janë disa nga bimët për sistemin imunitar.

Mirëqenja emocionale

Ndaleni presionin! Emocionet tona ndikojnë në shëndetin tonë. Kjo fushë e re shkencore quhet psikoneuroimunologji.

Psikoneuroimunologjia studion lidhshmërinë mes psikologjisë tuaj dhe sistemit imunitar dhe sistemit nervor.

Adreso problemin tek Qendra Specialistike për Nutricion dhe Fitoterapi – LAURA DIET për menagjimin e imunitetit me anë të Programit Ushqimorë të përsonalizuar.