SEKRETI I BUKURISË SË MBRENDSHME DHE TË JASHTËME

Trupi i shëndoshë është i gjallë, plotë energji dhe jetë.

Të ushqyerit natyror i shëndetshëm është sekret i bukurisë së brendshëme dhe të jashtëme.

Kur të hani ushqim të freskët, ju dukeni dhe ndiheni më mirë dhe më të ri.

Kur të filloni të hani ushqim të shëndetshëm qelizat do t’i keni të pastërta dhe të shëndosha, do të shkëlqeni, pavarësisht moshës.

Njerëzit janë të krijuar për tu ushqyer  natyral.

Me këtë ushqim natyror, të shëndetshëm, trupi ynë shkëlqen dhe fiton të gjitha materiet e nevojshme ushqyese që do të na ndihmojnë të dukemi më të bukur dhe reflektues nga shëndeti i mirë.

Kur filloni me plan dietal të përsonalizuar, një ndër ndryshimet e para që do ta vëreni do të jetë pamja e lëkurës tuaj. Të ushqyerit e shëndetshëm do t’iu heq disa vjet nga fytyra, t’iu pakësoj rrudhat, t’iu pakësojë pikat e kafta të moshës dhe t’iu këthej “rininë e dytë”.

Lëkura do të jetë e pastër, aknet pastrohen. Disponimi dhe pozitiviteti reflekton, ritet energjia që e fitoni nga nutrientët.

Do të zvogëlohen qeset (rrathët)   nën sy dhe enjëtja, do t’iu regjenerohen qelizat, për këtë arsye organet do të fillojnë të funksionojnë më fuqishëm.

Ushqimi i sotëm në vazhdimësi shkakton pengesa të panumërta të tretjes, p.sh urthin, kthimin e aciditetit të lukthit në ezofag, kolitis, sëmundjen e Crohnit dhe sindromin iritabil të zorrëve etj. Shkaku i shumicës së pengesave në tretje qëndron në prodhimin e ultë të acidit klorhidrik në lukth.

Nëse gjatë tretjes nuk krijohet mjaftë acid klorhidrik, pjesa e konsiderueshme e ushqimit që e marrim në pjesë të madhe kalon e pa tretur nëpër traktin e tretjes, duke krijuar gazra, fryerje dhe mundime tjera të zorrëve.

Kur prej ushqimit jo të tretshëm formohen inflamacione shtresore në anën e brendshme të zorrëve, krijohen kushtet për zhvillim të sëmundjes.