Ushqimet me prejardhje bimore që përmbajnë Polifenole

Hulumtimet në fushën e biologjisë, kimisë, biokimisë dhe mjekësisë vërtetojnë që bimët aromatike dhe shëruese, frutat, perimet dhe ushqimet tjera me origjinë bimore, si dhe destilatet e tyre, ekstraktet dhe format tjera, përbëjnë antioksidant natyror, komponimet polifenole, vitaminat si (vitamina E, vitamina C) terpene etj..

Kan efektete shumta si: antivirusale, anti-inflamatore, anti-alergjike dhe anti-oksidative.

Cka jane polifenolet?

Polifenolët i përkasin grupit të antioksidantëve me origjinë bimore. Këto substanca janë pigmente bimore të cilat gjinden në sasi të mëdha me qajin e gjelbërt, rrush, molla, boronicë, lëng të shegës, domatet, mjedra, hudrat, brokuli, speci i kuq dhe në pemët dhe perimet tjera.

Disa shembuj të kualiteteve tjera pozitive të polifenoleve janë:

  • Efekti anti-inflamator
  • Eliminojnë shume sëmundje
  • Përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë enët e gjakut
  • Zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare
  • Largojnë radionuklidet nga trupi
  • Shpejtojnë shërimin e plagëve
  • E mbajnë lëkurën të fortë dhe elastike.