USHQIMET QË DUHET TI LARGOHENI!
KENI MBI PESHË TRUPORE SHUMË TË MADHE?
MOS PRISNI FILLONI NGA SOT NDRYSHIMIN.
USHQIMET QË DETYRIMISHT DUHET T’IU LARGOHENI:
Ushqimi që përmban shumë yndyrë,
- Ushqimet e fërguara;
- Yndyrnat shtazore dhe bimore te rafinuara;
- Gjalpa e freskët dhe margarinat e forta për përgatitje të ushqimit;
- Mishi të reduktohet
- Majonezi dhe keqapi industrial;
- Brumërat yndyrore;
- Rolatat yndyrore;
- Qumështi dhe jogurti industrial, me më shumë se 2.8 % yndyrë qumështi;
Ushqimi që përmban shumë yndyrë dhe natrium (kripra)
- Djathrat e butë;
- Lyerjet me djathë të shkrirë (ajkat industriale);
- Sallamet, salqiqet dhe prodhimet tjera të mishit të përpunuar;
- Shumica e salqiqeve, kremave të mishit dhe sallameve, pashtetat e mishit;
- Proshuta e tymosur dhe e pjekur;
- Pite dhe burek sidomos nga mishi dhe djathi;
- Ushqime të përgatitura industriale (gullash në konzerv, etj)
- Pomfrit, patate të pjekura dhe të kriposura dhe prodhime të ngjashme (qipsi);
- Ushqime të fërguara dhe të kriposura;
- Supa industriale të dendura dhe salcat.
Ushqimi i cili përmban shumë natrium (kripë)
- Perime nga konzervat ose pemë të acidifikuara nga shishet;
- Lakra turshi dhe rrepa;
- Peshk nga konzervat me lëngë të kriposur;
- Shkopinjë të njelmësuar;
- Salca erëzash (salca industrial, salce soje) dhe disa lloje djegëse (senfi);
- Koncentrate të supeve (katror për supa);
- Pluhur për pjekurina.
Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë të hidrogjenizuar dhe sheqer
- Cokolada
- Krem cokolade të ëmbla nga lajthitë ose kikirikët;
- Akulloret e përpunuara industriale;
- Tortat, ëmbëlsirat e ndryshme nga brumërat me gjalpë dhe sheqer.
Ushqimet që pëmbajnë shumë sheqer
- Marmelada, xhemat dhe mjalta e fabrikuar;
- Sirupet e pemëve industriale;
- Qumështi i kondenzuar;
- Kompotet dhe prodhimet tjera të pemëve të konzervuara industriale;
- Pudingu dhe kremat tjerë industrial;
- Pijet alkoolike
- Pijet e gazuara dhe energjike, limunadat e ndryshme;
- Lëngjet e pemëve të ëmbëlsuara të gjitha industriale;
- Likeret dhe aperitivet;
- Verërat me deserte.