Blog

Roli i të ushqyerit në trupin tonë

Insulina është një hormon polipeptid, që rregullon metabolizmin e karbohidrateve dhe konsiderohet si rregullator primar i deponimit të yndyrës, ndërkaq karbohidratet të cilat e stimulojnë sekretimin e insulinës, janë shkaktarë të drejtpërdrejtë të mbipeshës.

Personat, të ushqyerit e të cilëve bazohet në karbohidrate, harxhojnë glukozën për energji dhe për shkak të veprimit të insulinës nuk kanë mundësi t’i harxhojnë yndyrat, ata janë të varur nga vaktet e shpeshta për të plotësuar sasi të reja të glukozes për energji.

Tepricën e karbohidrateve, (glukozes dhe amidonit) insulina i dërgon në qelizat yndyrore ku sheqeri shndërrohet në yndyrë. Në këtë mënyrë krijohet rezerva e energjisë së mëvonshme. Sikur të mos kishim konsumuar aq shumë dhe aq shpesh ushqim të pasur me sheqer dhe amidon, trupi ynë kishte arritur të shfrytëzojë rezervat e yndyrës duke i shndërruar në energji, mirëpo ne vazhdimisht fusim në organizëm sasi të reja të sheqerit, kështu që organizmi, pastaj duhet t’i kthejë në yndyra të cilat nuk mbërrin t’i harxhojë, por i deponon në shtresa dhjami.

Tek personat që kanë kaluar në harxhim të yndyrave, nuk kanë nevojë për vakte të shpeshta, sepse yndyrën si burim të energjisë, e fitojnë nga ushqimi i shëndetshëm dhe nga rezervat e veta yndyrore.

Hulumtimet shkencore ofrojnë fakte të shumta rreth ushqimit industrial, ushqimi i shpejtë dhe prezenca e lartë e pesticideve në produktet ushqimore, është shkaktari direkt i sëmundjeve  si: mbipesha, obeziteti, sindroma metabolike, diabeti tip 2, sëmundjeve kardiovaskulare, mbyllja e enëve të gjakut, atakut të zemrës dhe të trurit, sëmundjeve autoimune, alergjive, inflamacioneve dhe të shumë llojeve të kancerit. Ky ushqim përmbanë shumë  kalori dhe është i varfër me materiet ushqyese – nutrientët vital.

Plani i përsonalizuar ju mëson ndikimin e mirëfilltë të ushqyerit të shëndetshëm dhe mjedisit ku jetojmë për të arritur shëndet të mirë dhe peshë normale të trupit.

Gjithashtu aktiviteti fizik i përditshëm si profilaksa më e mirë ndaj sëmundjeve, poashtu muskujt tonifikohen, qarkullimi dhe thithja e oksigjenit përmirësohet dhe jemi më vital.

Dieta e përsonalizuar ju siguron rezultatin me të cilin gjatë do të jeni të kënaqur dhe do të ju përcjell si stil i shëndetshëm i të jetuarit, duke e mbajtur peshën trupore normale në mënyrë të shëndetshme.