Dieta tek sëmundjet e mëlçisë
Roli primar i mëlçisë është eliminimi i toksinave nga organizmi, ndihmon në tretjen e ushqimit, posaqërisht materjet që shkojnë nga stomaku në qarkullimin e gjakut dhe prodhojnë proteina të gjakut dhe agjentët e koagolimit të gjakut.
Faktorë të shumtë dietal dhe të mënyrës së jetesës mund të çojnë deri te dëmtimi dhe inflamacioni i mëlçisë dhe zakonisht kjo shkaktohet nga mënyra jo e shëndetshme e jetesës.
Faktorët e rrezikut përfshijnë:
- Mbipesha ose obeziteti.
- Perimetri i belit më i madh se 80 cm tek femrat dhe 94 cm tek meshkujt.
- Enzimet e çrregulluara të mëlçisë ose nivelet e kolesterolit (trigliceridet, kolesteroli total, rezultatet që tregojnë ngritje të funksionimit të mëlçisë)
- Para-diabeti ose diabeti ekzistues
- Alkoholizmi.
Format e dëmtimit të mëlçisë zakonisht paraqiten si “mëlçia e dhjamosur” që zakonisht shkaktohet nga obeziteti, shtimi në peshë tek beli, marrja për kohë të gjatë e terapive të rregullta (p.sh. steroide, opioide, kemoterapi dhe natyrisht konsumimi I alkoolit).
Shpeshëherë alkooli është përgjegjës për sëmundje tjera si p.sh. Steatoza hepatike e alkoolit, dhe ciroza por mund të paraqitet edhe si Steatoza hepatike Jo-alkoolike.
Ciroza shkakton vdekjen e qelizave të mëlçisë, gjë e cila është gati e pakthyeshme dhe në periudha afatgjata mund të çojë në dështim të mëlçisë, mos balancë masive të ushqyerjes, humbje të apetitit dhe kequshqyerje të rëndë dhe humbje në peshë.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme qe të na kontaktoni nëse paraqiten këto simptoma dhe nëse keni një ose më shume faktorë të rrezikut të cekur më lartë.