Pavarësisht nëse jeni sportist profesionist ose vetëm merreni me ushtrime të rregullta fizike, ështe shumë e rëndësishme që ti merrni materjet ushqyese të duhura për organizmin tuaj për një performancë dhe shëndet optimal. Ushqyerja optimale mund ta optimizojë performancën, ndihmojë rigjenerimin, maksimozojë adamptimin ndaj ushtrimeve, optimizojë përbërjen e organizmit dhe parandalojë lëndimet dhe sëmundjet.
Ushqyerja sportive përfshinë të gjitha aspektet e dietës, dietën e përgjithshme të ushtrimeve ose dietën ditore, përgatitjen dhe rigjenerimin për ushtrime dhe gara, përdorimin e suplementeve dhe ndihmuesve ergogjenik të duhur, ushqyerjen gjatë garave dhe hidratimin. Ushqyerja sportive është e dobishme për të gjithë sportistët që marrin pjesë në sporte ekipore, sporte që kërkojnë forcë, sporte që kërkojnë qëndrueshmëri dhe ultra-qëndrueshmëri, gara të vrapimit të shpejtë dhe hedhjes si dhe gjithçka tjetër.
Si mund t’ju ndihmojmë me ushqyerjen sportive?
Ne punojmë me ju për ta përmirësuar performancën tuaj të ushtrimeve dhe garave, optimizojmë dietën tuaj për t’ja përshtatur nevojave tuaja të ushtrimeve dhe për t’ju ndihmuar ta arrini përbërjen ideale të organizmit tuaj. Ne do të punojmë së bashku që të zhvillojmë plane të personalizuara të ushqyerjes dhe hidratimit, ta monitorojmë përbërjen tuaj trupore duke përdorur aparaturën e analizave trupore dhe t’i diskutojmë suplementet e duhura për juve në baza individuale.
Disa fusha të ushqyerjes sportive me të cilat mund t’ju ndihmojmë janë:
- Plane të personalizuara të ushqyerjes dhe hidratimit:
- Ushqyerja për performancë
- Ushqyerja për ushtrime
- Ushqyerja para garave
- Ushqyerja gjatë garave
- Ushqyerja rigjeneruese
- Plani i ushqyerjes për gara
- Hidratimi
- Kontrolla e përbërjes trupore
- Humbja e peshës, shtimi i masës së muskujve, zvogëlimi i yndyrnave në organizëm, shtimi në peshë
- Monitorimi i përbërjes trupore
- Disponueshmëria e energjisë
- Suplementet dhe ushqimet sportive
- Ndihmësit ergogjenik
- Mungesat e mikro dhe makro nutrientëve
- Ushqyerja për sportistët që udhëtojnë.
Ju mirëpresim!