Ushqyerja tek të gjitha grup moshat e fëmijëve
Çka është ushqyerja pediatrike?
Gjatë 12 muajve të parë të jetës, fëmiu rritet më shpejt se në secilën peiudhë tjetër të jetës. Siguria se fëmiu juaj gjatë kësaj periudhe po i merr vlerat e duhura ushqyese është mënyra më e mirë për ta filluar jetën. Gjidhënia është burimi kryesor i ushqyerjes deri në moshën 6 mujore, por nëse nuk këni mundësi për gjidhënië ka edhe formula tjera të përshtatshme për fëmijën. Fillimi i ushqyerjes së foshnjes me gjëra te forta, dhe koha kur disa ushqime fillohet ti ipen fëmijës luan rol të rëndësishëm në parandalimin e alergjive dhe shprehitë e formuara gjatë ushqyerjes në vegjëli janë të rëndësishme për vendosjën e një kornize ushqimore për pjesën tjetër të jetës.
Si mund t’ju ndihmojmë me ushyerjen pediatrike?
Ne mund t’ju ndihmojmë juve dhe të voglit tuaj nëse ai/ajo ka problem të shtojë në peshë, ka problem të ushqehet, problem me zorrët ose tretjen, dhimbje barku, jashtëqitje ose alergji/intolerancë. Ne mund t’ju këshillojmë për nje strategji të përshtatshme ushqimore lidhur me gjidhënien ose një formulë të përshtatshme për t’ju ndihmuar lidhur me këto çështje.
Kur fillohet t’i jipen fëmijës ushqime të ngurta dhe gjatë viteve të fëmijërisë, ne mund t’ju ndihmojmë më strategji për të tejkaluar problemet me ushqyerjen ose të përcaktojmë nëse ka edhe problem tjera më të thella si p.sh. fobi nga ushqimi etj. Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë me ide të përshtatshme dhe të balancuara të vakteve te ushqimit dhe zamrave për të vegjëlit dhe fëmijët nëse do të keni nevojë për këshilla apo nëse doni që të siguroheni se jeni në rrugën e duhur.
Çka është ushqyerja gjatë adoleshencës?
Përderisa trupi juaj akoma rritet, është jetike që ju të konsumoni ushqime të bollshme cilësore dhe të duhura për të përmbushur nevojat tuaja ushqyese dhe energjetike për rritje dhe zhvillim gjatë kësaj faze të rëndësishme.
Të qenurit adoleshent mund të jetë argëtuese, por gjithashtu mund të jetë edhe sfiduese pasiqë forma e trupit tuaj ndryshon shumë shpejtë. Këto ndryshime fizike mund të jenë të vështira për tu marrë me to pasiqë dukja juaj mund të mos ju pëlqejë. Mund të ketë edhe presion nga shoqëria për të qenë apo për tu dukur në një mënyrë të caktuar, dhe kjo mund të ndikojë edhe në ushqimin që ju konsumoni. Ndjekja e një plani ushqimorë profesional dhe mire të balancuar ështe opsion shumë më i mire dhe do t’ju ndihmoj ne zhvillim, shëndet të mirë në periudhe afatgjatë.
Si mund t’ju ndihmojmë gjatë fazës së adoleshencës?
Ne mund të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të ushqyeshmërisë, duke marrë parasysh edhe nivelin e aktivitetit fizik dhe lëvizshmërinë. Nga kjo ne mund të nxjerrim një plan të personalizuar të ushqyerjes për t’ju ndihmuar t’i arrini qëllimet tuaja, pa marrë parasysh a janë ato ndikimi në zhvillim dhe në edukim të stilit të shëndetshëm të jetuarit, shtimi i peshës, humbja e peshës, kequshqyerja, parandalimi i ndonjë problemi kronik shëndetësorë, apo vetëm që të siguroheni që po merrni vitamina dhe minerale të nevojshme nga dieta juaj për rritje dhe zhvillim të duhur gjatë kësaj faze.
Ju mirëpresim!