Sa ujë duhet të pijnë fëmijët?
Përgjigja varet nga një numër faktorësh, si mosha e tyre, gjinia, niveli i aktivitetit fizik dhe gjërat tjera që ata hanë ose pijnë.
Uji është një nutrient esencial – na nevojitet që të mbijetojmë. Në fakt 45-75% e peshës sonë trupore përbëhet nga uji. Edhe hiumbja e ujit në organizëm për 1-2% mund të ketë pasoja serioze përfshirë dëmtimet kognitive.
Të gjithe kemi dëgjuar për regullin e 8 gotave ujë në dite, por cilat janë sasitë e nevojshme kur vie puna tek të vegjëlit tanë.
Çfarë roli ka uji në organizëm?
Një pjesë e madhe e organizmit tonë përbëhet nga uji, padyshim që as nuk duhet të jetë befasuese se sa shumë role luan uji në funksionimin e organizmit.
Uji ndihmon në rregullimin e temperaturës trupore, ofron lubrifikimin e kyçeve dhe organeve, ndihmon funksionimin optimal të zemrës dhe sistemit çarkullues, ofron strukturë për qelizat dhe indet dhe ndihmon në lëvizjen e nutrintëve në organizëm.
Pirja e sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon edhe në mbajtjen e një peshë të shëndetshme trupore.
sa ujë kanë nevojë fëmijët?
Janë një numër faktorësh që përcaktojnë se për sa ujë kanë nevojë fëmijët tuaj, si mosha, gjinia, niveli i aktivitetit fizik si dhe gjërat tjera që ata hanë ose pijnë.
Uji humbet nga organizmi përmes proceseve fiziologjike si frymëmarrja, urinimi, tretja dhe djersitja.
Sa ujë zhduket përmes këtyre rrugëve ndryshon nga individi në individ për shkak të faktorëve që u përmendën më lartë.
Balanca e përgjithshme e ujit rregullohet në mënyrë strikte nga organizmi çdo 24 orë, por kjo nuk do të thotë që nuk është e rëndësishme që ti kushtohet vëmendje sasisë së ujit që konsumohet.
Sipas Insitutit të Mjekësisë nevojat mesatare të hidratimit për fëmijët janë si në vijim.
Keni parasyshë se “nevojat e përgjithshme të hidratimit” i referohen hidratimit që vjen nga kombinimi i ujit, lëngjeve tjera dhe ushqimeve të pasura me ujë në dietën e fëmiut tuaj. Gjithashtu është e listuar edhe sasia që duhet të vijë direkt nga pirja e ujit.
Bebet 1-3 vjeç
Nevojat e përgjithshme të hidratimit: 6 gota (1300ml)
→ 4 gota (900 ml) duhet të vijnë direkt nga uji
Fëmijët: 4-8 vjeç
Nevojat e përgjithshme të hidratimit: 7 gota (1700ml)
→ 5 gota (1200 ml) duhet të vijnë direkt nga uji
Djemt: 9-13 vjeç
Nevojat e përgjithshme të hidratimit: 10 gota (2400ml)
→ 8 gota (1800 ml) duhet të vijnë direkt nga uji
Djemt: 14-18 vjeç
Nevojat e përgjithshme të hidratimit: 14 gota (3300ml)
→ 11 gota (2600 ml) duhet të vijnë direkt nga uji
Vajzat: 8-13 vjeç
Nevojat e përgjithshme të hidratimit: 9 gota (2100ml)
→ 7 gota (1600 ml) duhet të vijnë direkt nga uji
Vajzat: 14–18 vjeç
Nevojat e përgjithshme të hidratimit: 10 gota (2300ml)
→ 8 gota (1800 ml) duhet të vijnë direkt nga uji
Keni parasyshë se bebet gjimarrëse, posaqërisht ato nën moshën 6 muajshe nuk kanë nevojë për ujë shtesë për të plotësuar nevojat e tyre hidratuese. Fëmijët mund të fillojnë pirjen e ujit rreth moshës 4-6 muajshe, por uji nuk bën tu ofrohet derisa fëmija është duke u ushqyer me gji.
Burimet tjera të hidratimit
Si është thënë në udhëzimet e cekura më lartë, hidratimi mund të vije edhe nga ushqime të caktuara dhe pije tjera.
Për shembull fëmijët që pijnë qumësht i plotësojnë një pjesë të nevojave të tyrë përmes qumështit. Gjithshtu edhe bebet gjimarrëse i plotësojnë nevojat e tyre në këtë mënyrë.
Si shtese shumica e frutave dhe perimeve janë të pasura më ujë dhe mund të merren parasyshë kur te llogaritet sasia e përgjithshme e konsumimit të ujit.
Më poshtë është një listë e sasive të ujit që përmbajnë disa ushqime dhe pije që i konsumojmë zakonisht:
Qumështi, pjepri, dredhëzat, shalqiri, perimet e gjelbërta, trangulli = 90-99% ujë
- Lëngu i frutave, kosi, rrushi, brokoli, mollët, portokalli = 80-89% ujë
- Misri, patatet, bananet, avokado, vezët e ziera = 70-79% ujë
- Makaronat, bishtajore, akulloret = 60-69% ujë
- Mishi = 50-59% ujë
- Pica = 40-49% ujë
- Buka, prodhimet nga brumi = 30-39% ujë
- Ëmbëlsirat, biskotat = 20-29% ujë
- Gjalpa, rrushi i thatë = 10-19% ujë
- Arrat = 1-9% ujë
Shenjat e dehidrimit tek fëmijët
Ashtu siq është e rëndësishme që të sigurohemi se fëmiu po konsumon sasi të mjaftueshme të ujit, është gjithashtu e rëndësishme të dijmë se cilat simptoma duhet ti kemi parasyshë nëse ka rrezik të dehidrimit.
Rregulli i përgjithshëm ështe se kur keni etje jeni i dehidruar.
Më poshtë janë disa gjëra që duhet ti keni prasyshë kur ta vleresoni nivelin e hidratimit tek fëmijët tuaj.
Tek bebet shihni për zvogëlim të urinës në pelena. Bebet dehidratojnë zakonisht kur nuk hanë (pijnë) mirë dhe kur kanë të vjella ose diare nga sëmundja. Kontrolloni lëkurën e fëmijës, pasiqe elasticiteti i lëkurës bie kur ato janë të dehidratuara. Ato mund të kenë gojë të tharë dhe mungesë të lotëve. Bebet e dehidratuara gjithashtu kanë tendence të jenë më nevrike dhe të përgjumura.
Tek fëmijët më të rritur shihni nëse urina e tyre ka ngjyrë të errët dhe uljen e përgjithme të sasisë së urinës. Ata gjithashtu mund të kenë buzë të çara, gojë të tharë, lëkurë të ftohte ose të tharë, nivele të ulëta të energjisë dhe lodhje.
Fëmijët e moshave më të mëdha gjithashtu mund të komunikojnë më mirë kur nuk ndjehen mirë dhe kur janë të etur. Mund të kenë rrahje më të shpeshta të zemrës, të ndjehen të përgjumur dhe te kenë buzë dhe lëkurë të thatë. Mungesa e sasisë së zakonshme të urinës është gjithashtu tregues i mirë i nevojave hidratuese.