Blog

VARËSHMËRIA NDAJ SHEQERIT

Sheqeri i tepërt në shkencë njihet si helm që shkatërron trupin në shumë mënyra të ndryshme.

Në kuti të duhanit qëndron shkrimi “Pirja e duhanit vret”, edhe Sheqeri (vret) pa paralajmërim, na ofrohet në qdo hap dhe është prezent kudo në ushqimin e sotëm.

Dhe çka është edhe më keq, nuk gjindet vetëm në kollaqe, biskota, në ëmbëlsira tjera, por është edhe i mshefur me emra dhe kode edhe aty ku aspak nuk e presim, në të ashtuquajturat gjëra ushqimore të “shëndetshme” siq janë jogurtat e frutave, drithërat e mëngjesit, frutat e thata, lëngjet e frutave dhe të ngjajshme.
Sheqeri i shtohet salcave, prodhimeve të mishrave të thata, mëlmesave.
Sheqeri mshefet në deklarimet e disa produkteve edhe me emrin shurup i glukozës, fruktozës, amidonit dhe i misrit, që janë variante më të lira të sheqerit të vërtetë.
Sheqer ka edhe në brumëra, patate, bukë dhe në ushqime tjera të pasura me hidrate të karbonit.

Sheqeri krijon varshmëri.

Sheqeri i tepërt është drogë serioze e cila shkakton varësi në mënyrë të njejtë si alkooli dhe heroina.

Edhe pse sheqeri i tepërt për të gjithë njerëzit është shumë i rrezikshëm,  mund ta konsumojnë kohë pas kohe në sasi të matura pa pasoja tragjike. Por, te personat ku është zhvilluar varësia nga sheqeri bëhet problem shëndetësor shumë serioz.
Sheqeri ndikon në kiminë e ndjeshme të trurit dhe pengon funksionimin.

Varësi do të thotë humbje e kontrollës në konsumimin dhe lajmërimi i krizës së apstenimit gjatë përmbajtjes.

Konsumimin i kësaj droge e përcjell paknaqësia, pendimi, anksioziteti dhe premtimi “kurrë më”, por nevoja që vazhdimisht krijohet është më e fortë se qdo gjë. Këtu nuk flitet për karakter të keq, por për kimi të ndryshuar të turit tuaj.
Sheqeri tërheq materijet ushqyese nga trupi jonë.
– Ndryshimet e përnjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, te të cilat vjen me konsumimin e vazhdueshëm qojnë më mes tjerash deri te problemet në koncentrim, lodhje dhe stres të rritur.
-Sheqeri ngrit nivelin e hormonit të stresit, e ulë nivelin e hormoneve qetësuese dhe ndikon ne humbjen e mineraleve në trup.
-Përdorimi i tepërt qon në rritje të dhimbjeve trupore dhe dëmtim ekstrem të trurit.
– Shkakton çregullime të parametrave glikemik dhe lipidemik.
– Mbi peshë dhe çregullime metabolike.
-Krijon shqetësim dhe mosbalansim në mes substancave sinjale në tru, në mënyrë të njejtë si morfiumi dhe nikotina.
-Kontribon në procese inflamatore dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit.
-Meshkujt bëhen të lodhur, irritues dhe agresiv.
-Femrat bëhen depresive dhe të pa vullnetshme.
-Fëmijët bëhen hiperaktiv, të shqetësuar dhe të nevrikosur.

Mënyra më efektive për lirimin e varësisë nga sheqeri është ndryshimi i të ushqyerit në konsultim me profesionistin.