Shëndeti i femrës varet nga një sërë faktorësh dhe është i rëndësishëm trajtimi për të ruajtur mirëqenien fizike, emocionale dhe për ta parandaluar plakjen.
Në fëmijëri, adoleshencë, rini, lëvizim shumë, enët e gjakut janë elastike, të pastra.
Megjithatë, me kalimin e moshës, lëvizim gjithnjë e më pak dhe enët tona të gjakut fillojnë të ndoten.
Kjo është për shkak të faktorëve të ndryshëm, (shembull, pirja e duhanit, alkoholi, dieta jo cilësore, mënyra e jetesës ulur, stresi, depozitimi i yndyrës dhe shumë faktorë të tjerë).
Puna e të gjitha organeve dhe sistemeve të brendshme varet nga cilësia e furnizimit me gjak.
Furnizimi me gjak – është shpërndarja e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, si dhe marrja e dioksidit të karbonit dhe produkteve metabolike në organet e brendshme.
Nga mosha 30 vjeqare, enët e gjakut mund të pësojnë ndryshime që mund të ndikojnë në rrjedhën e gjakut dhe shpërndarjen e lëndëve ushqyese.
Këto ndryshime mund të përfshijnë një ulje të elasticitetit të enëve të gjakut, grumbullimi i depozitave yndyrore në muret arteriale. Këto ndryshime mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut dhe të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Si rezultat, organizmi fillon të plaket.
Nëse pastroni periodikisht enët e gjakut duke filluar me ushqimin cilësor dhe disa lloje bimësh , atëherë mund ta ngadalsoni procesin e plakjes organizmit dhe mosha metabolike do të jetë me e re se mosha që jeni. Kjo do të thotë, duke pastruar enët e gjakut, ju mund të zgjasni jetën, parandaloni plakjen dhe të keni shëndetë të mirë.
Pra, ka një ndotje graduale të enëve të gjakut që shkakton sëmundje dhe plakje të hershëme. Nëse nuk i keni pastruar enët e gjakut kurrë dhe jeni mbi 30 vjeç, atëherë enët tuaja janë shumë të ndotura. Së shpejti do të ndikojë në shëndetin tuaj, nëse nuk ka ndodhur tashmë.
– Disa simptoma me të cilat mund të kuptohet se enët e gjakut janë të kontaminuara përfshijnë:
– Lodhje kronike dhe mungesë e energjisë;
– lëkurë e zbehur dhe e thatë;
– Migrenë;
– Dëmtimi i kujtesës;
– Pagjumësia;
– Probleme në segmentin intim;
– Dëmtimi i shikimit dhe dëgjimit;
– Tensioni i lartë i gjakut;
– Frymëmarrje e çregullt dhe anginë.
Megjithatë, edhe nëse nuk i keni këto simptoma, pastrimi i enëve të gjakut duhet të bëhet të paktën një herë në vit pas moshës 30 vjeçare tek dy gjinit. Shëndeti në këtë rast do jetë optimal.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar duke kryer një vlerësim të përgjithshëm për ti identifikuar faktorët e rrezikut duke ju edukuar në ndryshimin e zakoneve të ushqyerit dhe duke ju rekomanduar programin ushqimorë në bazë të gjendjes tuaj, së bashku me programin vjen dhe terapia fitoterapeutike të dyja këto ndikojnë ti pastroni enët e gjakut gjatë katër javësh të programit duke përmirësuar gjendjen tuaj shëndetësore.